Ballina Shëndet Studimi i ri hedh poshtë teorinë që “truri nuk funksionon pa gjak”

Studimi i ri hedh poshtë teorinë që “truri nuk funksionon pa gjak”

Shkencëtarët amerikanë kanë bërë një eksperiment duke ringjallur pjesërisht trurin e derrave katër orë pas therjes së tyre.

Zbulimet e tyre mund të nxisin debatin për pengesën midis jetës dhe vdekjes dhe të ofrojnë një mënyrë të re të studimit të sëmundjeve si Alzheimer.

Zbulimi i befasishëm e sfidon idenë se kur nuk furnizohet me gjak, truri nuk funksionon më.

Si u bë studimi?

Shkencëtarët mblodhën trurin e 32 derrave në një thertore. Katër orë më vonë, organet u lidhën me një sistem nga ekipi në Universitetin Yale.

Ata derdhën një lloj lëngu në tru, i cili përmbante një gjak sintetik për të transportuar oksigjen dhe për të ngadalësuar ose për të ndryshuar vdekjen e qelizave të trurit.

Më pas, trurit i dhanë koktejl tonik për gjashtë orë.