Ballina Kulinari Receta e ditës/ Akullore me mandarina

Receta e ditës/ Akullore me mandarina

Përbërësit për 6 persona:

200 g sheqer

6 mandarina

1 limon

1 portokall

1 lugë shurup portokalli

1/2 L ujë

 

Përgatitja:

Lani mandarinat, pritini përgjysëm dhe shtrydhini pa ua prishur lëkurën që do t’i mbani mënjanë, zieni për çerek ore ujin me sheqerin, lëreni të ftohet, shtoni lëngun e mandarinave të filtruara në kullesë si dhe atë të limonit, portokallit dhe shurupin e këtij të fundit. Përzjeni, hidheni në një enë të gjërë e të ulët; Pas treçerek ore akullorja do të jetë gati.

Servireni në lëkurat e mandarinave.