Një studim i fundit mbi Popullsinë Botërore rendit 10 qytetet me numrin më të lartë të popullsisë në botë për vitin 2019.   

Çdo vit, Studimi i Popullsisë Botërore numëron 100 qytetet më të populluara në botë bazuar në numrin e popullsisë që banojnë në to. Havana, Kuba ndodhen nga fundi i listës, renditura me një numër jo shumë të lartë të popullsisë. Jo çuditërisht, Kina dhe India janë në krye si vendet me qytetet me numrin më të lartë të banorëve. Në Evropë, Stambolli, i ndjekur nga Moska dhe pastaj Parisi janë qytetet më të populluara. Më poshtë do të njiheni me 10 qytetet që kryesojnë listën e qyteteve me numrin më të madh të popullsisë në botë.

10: Osaka – 19.2 milion banorë 

9: Beijing – 20 milion banorë 

8: Mumbai – 20.1 milion banorë 

7: Dhaka – 20.2 milion banorë

6: Kairo – 20.4 milion banorë 

5: Mexico City – 21.6 milion banorë 

4: Sao Paulo – 21.8 milion banorë 

3: Shangai – 26.3 milion banorë 

2: Delhi – 29.3 milion banorë 

1: Tokio – 37.4 milion banorë