Përbërësit:
gjoks pule 50 gr
arra 50 gr
vaj ulliri
sallatë 100 gr (marule)
kripë dhe piper
karrota
kastraveca
Përgatitja:
Zieni gjoksin e pulës. Lani sallatën, shtoni karrotat e prera dhe kastravecat. Pasi është zier gjoksi i pulës, e prisni atë në copa të mëdha dhe e sistemoni mbi sallatë, ndërkohë në një enë tjetër grini arrat, shtoni lëng limoni, vaj, kripë dhe piper. Pasi e keni përzierë mirë, hidheni mbi sallatën dhe shërbeheni.