I larguar nga shtëpia,
djepin pa e parë.
as zogjtë, as lulet
që tani më janë tharë,
as vendin që e ushqej
me gjirin e bardhë!
se deshi pleqërinë
as rrudhat në ballë
deshi djalërinë e artin
sa ishte i gjallë!
Lamtumirë nuk tha, iku i ri
Pa bujë e valle, pa poezi
Pa këngë lahute pa rapsodi
Pa valle kreshnike pa çifteli.
Përballë me ngeli
Një fotografi
Dikur e shkrepur kur ishte i ri
Me buzë në gaz e plot dashuri
Isa Maloku