Ballina Sport “Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos tregon...

“Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos tregon çfarë i tha CR7 pas eliminimit

“Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli”. Kështu është shprehur Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, teksa tregonte përjetimin e djalit të saj, pas humbjes 2-1 me Ajax-in, që i kushtoi Juves eliminimin nga Liga e Kampionëve. “Në kampionat po shkon mirë, – shtoi më tej mamaja e yllit portugez. – Në Ligën e Kampionëve nuk pati fat, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Jeta vazhdon”.