Ballina Kulturë Koha me sy të verbër- Nga Izet Shala

Koha me sy të verbër- Nga Izet Shala

Bërtas më sa kam zë

Kosova s’më dëgjon

Flokët m’i djegin

Thonjët m’i presin me gërshër

Ma ndërrojnë ngjyrën e fytyrës

Kështu më fotografojnë.

Për çudi

Koha me sy të verbër.

Pyes.

A jam si Lorka

Që vajin e foshnjës dhe klithmen e nënës

I bëjë melodi kënge

Si poetet e Ilirikumit(Ballkanit)

Me laps grafiti

vizatoi

Koha me sy të verbër

Që vret fëmijët e gjakut tim

Fjala, hesht si varri

E  varre hapë dhe me lule artificiale i mbylli

Me lutjen e mosringjalljes.

Mos paqi lavdi  u  them!

Izet Shala