Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë ne duhet të njohim disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injorojmë.
Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate e cila konsiston në mospasjen e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin.
Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë ne duhet të njohim disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injorojmë.
Këto janë disa nga shenjat:
-Keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.
-Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.
-Ndjeni dhimbje therëse në gjoks.
-Këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.
-Keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.
Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme duhet që menjëherë të drejtohemi tek mjeku i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist.