Ballina Sport Poll Pogba shet këpucët e finales së Botërorit në Rusi. Sa shkon...

Poll Pogba shet këpucët e finales së Botërorit në Rusi. Sa shkon vlera e tyre?

Ylli francez Poll Pogba , ka vendosur që të shesë këpucët e tij, me të cilët zhvilloi finalen e Botërorit në Rusi dhe të hollat t’i dërgojë në qëllime bamirëse. Vlera e këpucëve shkon deri në 40 mijë euro, ndërsa ankandi do të zhvillohet në Paris. Ky është një nga futbollistët e Francës të cilët kanë bërë hapa të tillë të bamirësisë. Kilian Mbape, vendosi që shpërblimi për kurorën e fituar në Rusi, të jep në qëllime bamirësie të një shtëpia për fëmijët pa prindër.