Partia Levizja e Legalitetit e sheh me rendesi dhe mbeshtet propozimin e bere ne emer te Autoritetit per Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit te Shtetit nepermjet kryetares se ketij Autoriteti z.Gentiana Sula .
Ky propozim ,ku te parashikohet ne Kodin Zgjedhor qe cdo i zgjedhur te i nenshtrohet ketij Autoriteti per te vertetuar se nuk ka qene pjese ,bashkepuntore i ish-Sigurimit te Shtetit ,do vinte mbi baza me te shendoshe drejtesine dhe demokracine ne vendin tone.
Nje ligj i tille ,i bere me vullnet dhe deshire te mire ,do bente te mundur pastrimin e strukturave te larta shteterore nga element qe vazhdojne te mbajne peng demokracine, pergjegjes keto per krimet e bere gjate diktatures .
Hapja e dosjeve te sigurimit ,denimi i krimeve te komunizmit ,dekomunistizimi total me ligj i shoqerise ,duhej te ishin bere menjehere pas viteve ‘90 .
Per ne si subjekt politik problemet e mesiperme kane qene dhe do te jene gjithmon pjese programore ,kerkese dhe kembengulje e vazhdueshme per ti bere realitet .
Zyra e shtypit prane PLL .