Malishevë, 8 Prill
Derguan dhunshëm
Në dasmen e djajve
Krushk të Flamurit
Tu prijnë dezerterve
Për çudi
Kishë mejkrra te lidhura
Këmisha te pergjakura
Dhe tufë lulesh te perhitura
U thash
Trima e trimresha do të gjeni
Cep më cep të Arbërisë
Duke perkundur foshnjet në djepa
Duke dëgjuar rrëfimet
E nënave, syhapura kah dielli e hëna
Në kulmin e maleve të Sharrit plak
Duke pritur përendimin e diellit
Zbritjen e muzgut
Që t’i përqafojnë djemtë e vashat e Lirisë
Ende e pa lindur me dhimbje,
Çika me emrin Liri
Kjo tokë, nuk duron dezertim
Shkelje, mallkim
Lufton, deri në fund
Për Çlirim, Bashkim.