Ballina Shëndet Kripë deti apo kripë e imët? Cilën duhet të përdorni?

Kripë deti apo kripë e imët? Cilën duhet të përdorni?

Do t’ju kenë dhënë shumë mendime se çfarë kripe duhet të përdorni së fundmi. Kripë deti, kripë të imët apo Himalaje? Jeni bërë konfuzë apo jo?!

Për t’ju informuar pak kripa e Himalajës ruan përmbajtjen e saj minerale origjinale, magnezin dhe kalium. Por a janë të shëndetshme këto përbërës origjinalë? JO dhe aq!

Shumë njerëz mendojnë se kripa e detit është më e mirë për shkak të mineraleve të saj, por k e ajo si dhe kripa e imët kanë të njëjtën vlerë ushqyese bazë, sipas Klinikës Mayo. Kripa e detit dhe kripa e imët gjithashtu kanë një sasi të ngjashme të natriumit sipas peshës.

 

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shkencës dhe Teknologjisë Mjedisore, kripa e detit ka më shumë se sa vetëm minerale. Në shumë raste, ka edhe plastike të hedhur në kripën e detit qoftë ajo e përpunuar apo jo. Po, po e dëgjuat mirë plastik! Problemi është, se falë qeseve plastike dhe mbeturinave të tjera në rrugët ujore, shumica e markave të kripës së detit përmbajnë disa pjesë mikroskopike plastike.

 

Po në lidhje me jodin në kripën e imët?

Prodhuar në minierat e kripës, kripë tradicionale e tryezës ajo e imta përpunohet më shumë se kripa e detit. Kjo do të thotë se është kryesisht e lirë nga mineralet natyrore. Vlen të përmendet megjithatë, që nga vitet 1920, prodhuesit kanë shtuar jodin në kripën e përpunuar. Është një mineral i rëndësishëm për mbajtjen e tiroideve tuaja “të lumtur.”

Por në fund të fundit asnjë lloj kripe nuk është e mirë për ju, kështu që nuk do të ishte gabim të ulnit sasinë e përdorimit të saj.