Ballina Kulinari Receta e ditës/ Çorbë me spinaq

Receta e ditës/ Çorbë me spinaq

Për 4 persona nevojiten:

600 gr spinaq

200 gr oriz

4 lugë parmezan

1 vezë

50 gr gjalpë

2 kube supë e gatshme

vaj

kripë dhe piper i zi

 

Përgatitja:

Në tenxhere në zjarr hedhim ujë dhe i shtojmë kubet e supës së gatshme.

Në tenxhere tjetër në zjarr e hedhim gjalpin. Spinaqin e pastruar dhe të larë e presim në copë dhe e skuqim në gjalpin e shkrirë. Hedhim kripë dhe në tenxhere e derdhim supën e zier. Pasi zien çorba, në tenxhere e shtojmë orizin.

Tenxheren me çorbën e zier e heqim nga zjarri. E thyejmë vezën dhe e rrahim me tel kuzhine. Në enën me vezën e rrahur shtojmë një lugë parmezan. Në pjatën e thellë vëmë nga veza dhe parmezani. Me garuzhdë, në pjatë vëmë nga çorba. Hedhim parmezan.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.