Ballina Shëndet Përse nuk na punon truri kur jemi pa gjumë?

Përse nuk na punon truri kur jemi pa gjumë?

Nëse ju ndodh shpeshherë që humbisni çelësat tuaj në mëngjes ose dilni jashtë shtëpisë dhe harroni telefonin tuaj celular duhet të dini se arsyeja kryesore është mungesa e gjumit.

Sipas një studimi të fundit, mungesa e gjumit ju bën të ndiheni të përhumbur për një arsye: qelizat e trurit humbasin aftësinë për të komunikuar me njëra-tjetrën kur jeni të lodhur dhe pa gjumë mjaftueshëm.

Kështu neuronet nuk aktivizohen dhe marrin më shumë kohë për t’iu përgjigjur ngacmimeve.

Profesori i neurologjisë Dr Itzhak Fried, nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos thotë: Ne zbuluam se “uria e gjumit” vjedh neuronet e aftësisë të cilat funksionojnë siç duhet. Kjo hap rrugën për gabimet njohëse në mënyrën se si ne perceptojmë dhe reagojmë ndaj botës rreth nesh.