Ballina Sport Real Madrid merr “OK” për projektin me vlerë 575 milionë euro

Real Madrid merr “OK” për projektin me vlerë 575 milionë euro

“Santiago Bernabeu” është një stadiumet më të njohur në botë, por impianti i madrilenëve pritet të pësojë disa ndryshime të rëndësishme pasi projekti me vlerë 575 milionë euro për rinovimin e tij është miratuar.

Sipas “AS”, punimet do të fillojnë në fundin e këtij sezoni dhe pritet të mbarojnë pas katër vitesh. Projekti përfshin një çati të lëvizshme metalike dhe një hotel brenda stadiumit.

Edhe rivalja e “Los Blancos”, Barcelona, ka vendosur të rinovojnë “Camp Nou”, me punimet që pritet të fillojnë këtë verë dhe të përfundojnë në 2023-shin.