Ky restorant ngjan si një tub i madh betoni, me një pjesë të saj të zhytyr nën ujin e Detit të Veriut.
Emri i këtij restoranti është “Under” që në novergjisht do të thotë “Mrekulli”.
Ky restorant u dizenjua nga studioja e arkitektëve Snoehetta, të cilët janë po të njejtët që realizuan edhe rikonstruktimin e Opera House në Oslo dhe të Përkujtimores se 11 Shtatorit në Muzeun Kombëtar në Nju Jork.
Themeluesi i këtij restoranti Kjetil Traedal Thorsen tha për Reuters se e gjithë bukuria e këtij restoranti është momenti kur njerëzit kalojnë në pjesën nënujore, ku përballen me një ambient që i ngjan një akuariumi, pjesë e të cilës janë ata vetë.
Pjesë që ndodhet përpara se të arrish në restorant të krijon idenë e një saune sepse pjesa e saj e sipërme dhe ajo e shkallëve është e tëra e mbuluar me dru.
Salla e restorantin në kapacitetin e saj të plotë nxë rreth 40 persona.
Traedal Thorsen, themeluesi i tij tha se struktura e këtij restoranti është shumë e fortë dhe mund të përballojë edhe motin në ditë të këqija dhe kur ka shumë dallgë për shembull.
Restoranti që është hapur përpara disa ditësh do të vizitohet fillimisht nga familjarë dhe miq të pronarëve dhe për të gjithë publikun ai do të hapet në fillim të muajit prill të këtij viti.
Kuzhina e këtij restoranti bazohet në produktet e zonës kryesisht ato të detit dhe çmimi për nje person duke përfshirë edhe pijët shkon deri në 430 dollarë amerikanë.
Ideja e themeluesit të këtij restoranti në momentin kur ka vendosur që ta ndërtojë atë ka qenë edhe rritja e numrit të personave që mund të shkojnë dhe të rezervojnë edhe një naë në hotelin që ndodhet aty pranë, i cili është po në pronësi të tij.
Ai shpreson gjithashtu se numri i personave që do vinë dhe do drakojnë në këtë restorant të shkojë deri në 12,000 persona në vit.