Tiranë më 27.03.2019
Ky konkurim do të jetë edhe si një apel për qeveritarët të cilët duhet të marrin në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe materiale të këtij patrioti e kollosi të letrave të shkruara shqipe. Për shpalljen e Konkursit Poetik Edicioni i IV-të, që organizon për vitin 2019 Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, me krijimtari për “Homerin Shqiptar” Gjergj Fishta (Paci).
Me sa më shumë kohë në dispozicion e bëjmë shpalljen dhe ftojmë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe Diaspora, për pjesëmarrje në Konkursin e organizuar me krijimtari poetike të pa botuar më parë, me temë për “Homerin Shqiptar”, Gjergj Fishta (Paci).
Ky konkurs organizohet nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, organizëm i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren e cila përveçse organizimit të këtij Konkursi, me rastin e mbajtjes së “Festës së Plisit të Bardhë-2019”, si një nismë për t’u shpallur si një Festë Mbarëkombëtare Shqiptare, por edhe të mbajtjes së Edicionit të 16-të, të Festës së Bytyçit, ashtu sikurse edhe ky Konkurs me këtë rast do të realizojë edhe një sërë nismash të tjera.
Ndonëse Kombet e tjera do krenoheshin po të kishin nga gjiri i tyre një kollos dhe gjeni letrash të shkruara si Gjergj Fishta (Paci).
Konkursi në fjalë organizohet në të mirën e rinovimit të kujtimit dhe të ruajtjes së papërlyer të vlerave të Gjergj Fishtës (Paci), të këtij “Homeri Shqiptar”, i cili u anatemua, u anashkalua dhe po anashkalohet sot e kësaj dite në sajë të ndikimit te armiqve të Kombit Shqiptar, egoistëve inferiorë të artit, dhe shërbëtorëve politikë në ketë vend.
Kush më mirë se sa poetët me tharmin e tyre poetik do bëjnë ridimensionimin e figurës se këtij kollosi të letrave të shkruara shqipe me të cilin do krenohej së paku çdo vend fqinj dhe ballkanik po ta kishte pasur pjesë të fondit të personaliteteve të vendeve të tyre.
Konkurrimi është i hapur dhe do të jetë me pjesëmarrje të krijuesve nga të gjitha trevat dhe trojet etnike shqiptare si dhe Diaspora, të cilët janë të ftuar të marrin pjesë me krijimtari në vargje si në poezi e poema për Gjergj Fishtën(Paci), “Homerin Shqiptar”. Për konkurruesit në poezi do të ketë çmime të I-ra, II-ta, III-ta si dhe çmime vlerësuese.
Për konkurruesit në poemë dhe hymn do ketë çmime të I-ra, II-ta, III-ta, si dhe çmime vlerësuese. Krijimtaritë e secilit pjesëmarrës në këtë konkurs do të pranohen deri më datën 10 Korrik 2019.
Kjo shpallje bëhet më herët me qëllim që krijuesit të kenë kohën në dispozicion, për arsye se edhe në konkurrimet e mëparshme, në vitet 2017 me krijimtari për Plisin e Bardhë dhe në vitin 2018 në krijimtari për Skënderbeun kemi pasur fluks krijimesh, pasi ishte mbyllur konkurimi, për t’u përfshirë në botimin e antologjive përkatëse, por ka pasur shumë syresh krijime të arrira të cilat po të ishin përfshirë në konkurrim mund të fitonin çmime.
Ky afat vendoset me qëllim që pa paragjykuar asnjërin nga krijimet e dërguara për konkurrim, në fillim ato të përpunohen për jurinë duke ua vënë në dispozicion pa emrat e krijuesve e më pas të përmblidhen dhe të botohen në një antologji poetike me tre kapituj (himni, poema, poezia) me krijimtari vetëm për Gjergj Fishtën (Paci).
Me punën organizative duhet t’i shërbejmë pikësynimit që vëllimi poetik mundësisht të jetë i gatshëm më datën 25 Gusht 2019, për t’u promovuar si i tillë në Festën Mbarëkombëtare të emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”, organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi” e cila tradicionalisht mbahet si gjithmonë në Malin e Dajtit mbi qytetin e Tiranës.
Faza e parë e seleksionimit do bëhet deri më datën 10 Gusht 2019, kurse krijimtaritë fituese do të shpallen më datën 25 Gusht 2019, ditën e manifestimit me pjesëmarrës nga të gjitha viset shqiptare dhe Diaspora.
Theksojmë se për ngritjen e jurisë do përpiqemi qe ajo të jetë e paanshme, duke e formuar atë në një mënyrë sa më elastike për t’i shërbyer sa më mirë qëllimit me 3, 5, 7 apo 9-të persona, të cilët do të jenë personalitete të fushës me propozime të ardhura nga krijuesit e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë Veriore, Republikës së Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë, Sanxhaku, dhe Diaspora dhe kur mungojnë propozimet nga ato territore do zëvendësohen në mënyrë sa më praktike.
Ashtu sikurse edhe organizimi i këtij konkursi është edhe qëllimi i ngritjes së jurisë me pjesëmarrje përfaqësimi mbarëkombëtar, më qëllim për të kontribuar sado pak të jetë e mundur për të rritur bashkëpunimin dhe ndërvarësinë e zhvillimit harmonik, kombëtar shqiptar në rajon e më gjerë.
Grupi organizator.
Krijimtaria e gjithsecilit do të dorëzohet sa më shpejt në adresat elektronike:
1)-Agron Isa Gjedia; 2)-Xhane Sherif Imeraj
Për ndonjë paqartësi të mundshme apo sqarime, mund të komunikoni në adresat:
1)-degamesimoreqsa@gmail.com, 2)-gjedia_agron@yahoo.com,
si dhe në numrat e telefonit: 0692134158 dhe 0685022188.
Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren
Agron Isa Gjedia