Ballina Sport Nga De Ligt te Griezmann, “poker yjesh” për gjigantët e Europës

Nga De Ligt te Griezmann, “poker yjesh” për gjigantët e Europës

Real Madrid pritet të jetë protagonist në   merkaton e ardhshme të verës, por edhe te Barcelona duan të shfrytëzojnë këtë moment të mirë rezultatesh për të rritur nivelin teknik të skuadrës.

Nëse titulli në La Liga duket një hap larg, katalanasit ëndërrojnë të fitojnë edhe Champions League-ën. Arritja e këtij objektivi do të rriste ndjeshëm të ardhurat, që do t’i investoheshin menjëherë në merkato.

Barcelona duket se i ka idetë e qarta. Sipas të përditshmes “Sport”, trajneri Valverde, i cili do të konfirmohet në drejtim të ekipit, i ka bërë të ditur klubit tre emrat që do për sezonin e ardhshëm.

Në sulm pëlqehet shumë sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, 21-vjeçari që po shkëlqen në këtë sezon. Më pas vjen qendërmbrojtësi i Ajax-it, Matthijs de Ligt, 19-vjeçar, i cili kërkohet nga pothuajse të gjithë klubet e mëdha të E uropës.

Në fund është spanjolli 26-vjeçar i Liverpool-it, Alberto Moreno, i cili duket se është gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin spanjoll.

Lista nuk përfundon këtu, sepse katalanasit kanë edhe dy objektivë të tjerë të rëndësishëm. Sipas “Mundo Deportivo”, katalanasit interesohen edhe për yllin e United, Marcus Rashford, dhe atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Dy emra shumë të vështirë për t’u arritur për shkak të rezistencës së klubeve respektive, por që do ta bënin akoma më të frikshme Barçën e Valverde-s.