Ballina ED/OP Aforizma për politikanët që dëgjojnë – Nga Prof. dr. Lisen Bashkurti

Aforizma për politikanët që dëgjojnë – Nga Prof. dr. Lisen Bashkurti

-Në politikë mos u trembni shumë nga humbja, sepse cdo betejë politike e humbur është një mësim drejt fitores, në mos për ju për pasardhësit tuaj.

-Jo cdo humbje e juaj politike është humbje e interesave publike. E përsa kohë ka ndryshim midis tyre, mundet që humbja juaj politike të jetë fitore për interesat publike.

-Një politikan që vë interesat publike në plan të parë nuk dëshpërohet për humbjen e tij kur ajo i shërben interesave publike. Politikani me vlerë thellë-thellë i gëzohet fitores së interesave publike edhe kur vetësakrifikohet.

-Nëse humbja politike nuk sjell fitore të ngushtë dhe direkte për ju, pa dyshim sjell një fitore më të gjërë dhe më afatgjate për të tjerë, pra për interesat publike, brënda të cilave edhe ju nuk do ndiheni më i humbur.

-Nuk ka fitore politike pa humbje pasuese. Humbja është një shkallë drejt fitores, në mos për ju, për të tjerët, në mos për politikanin për interesat publike. Kështu që një politikan kur fiton lypet të përgatitet për humbje.

-Politikani i mirë përmban euforinë e fitores, por kontrollon edhe dëshpërimin e humbjes. Pra, politikani i zot pret humbjen me po aq qetësi sa edhe fitoren.

-Në politikë gëzoju humbjes së merituar dhe në kohën e duhur, më shumë sesa fitores së pamerituar dhe në kohë të gabuar.

-Pushteti i ngritur mbi themele injorance dhe pasuria e bërë mbi të nuk prodhojnë qëndrueshmëri dhe lumturi për askënd.

-Mashtrim më i madh se cdo shpifje individuale është propaganda politike. Shpifja e një individi bie mbi kokën e atij që e bën. Propoganda politike bie mbi kokën e një populli të tërë.

-Politikani që flet shumë nuk ka kohë të mendojë dhe aq më pak të punojë. Ruaju politikanit që flet shumë sepse mund të të helmojë edhe trurin. Helmi i trurit është më dëmprurës se cdo helm tjetër.

-Politikani që nuk i ndahet mikrofonit, kamerave dhe mediave sociale e konsumon veten përpara opinionit publik si sapuni, vlera e të cilit përfundon nëpër tubat e lavamaneve.

-Politikani i mencur lypet të kënaqet kur të tjerët e vlerësojnë punën e tij dhe jo kur vetëvlerëson punën e tij përpara të tjerëve.

-Politikani nuk duhet të tërhiqet nga politika vetëm athere kur mendon vetë, por kryesisht kur të tjerët mendojnë se ai duhet të largohet. E para do e baltosë përjetësisht politikanin, e dyta do e rivlerësojë me kalimin e kohës.

-Politika është qështje publike, prandaj i mëncur është ai politikan që e kupton se kur humbja e tij është në interes publik ajo do të shënojë një fitore pa të humbur.

-Në politikë jo kurdoherë mbrojtja më e mirë është sulmi. Në politikë, përkundrazi, në mjaft raste sulmi më i mirë është tërheqja.

-Në politikë kur mendon se ke humbur, ke kuptuar thelbin sesi të fitosh ose, së paku sesi të mos humbasësh më. Nëse nuk e kupton ti, të jesh i bindur se të tjerët rreth teje apo pas teje do ta kuptojnë.

-Nëse ju nuk keni kohë të përfitoni më nga përvoja e humbjes tënde politike, të tjerët padyshim do të dijnë të përfitojnë patjetër prej saj. Lypet t’i gëzoheni edhe fitores së kundërshtarëve, nëse humbja juaj i ka shërbyer atyre si përvojë pozitive.