Ballina Ravijëzime Facebook mbyll llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Facebook mbyll llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Kompania Facebook tha të martën se ka mbyllur disa llogari të tjera nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si arsye “veprime të koordinuara dëmtuese”.

2,632 faqe, grupe dhe llogari gjithsej u hoqën nga Facebook-u dhe Instagrami për aktivitet të lidhur me vendet e përmendura, tha platforma sociale.

513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë, tha Facebook.

Llogaritë e lidhura me Rusinë u hoqën kryesisht se kishin shkaktuar spam dhe vetëm disa prej tyre ishin angazhuar në veprime të koordinuara dëmtuese, sipas deklaratës.

Facebook tha gjithashtu se faqet dhe llogaritë ishin mbyllur për mënyrën e funksionimit dhe jo për përmbajtjen.

Platforma e medias sociale kohët e fundit ka marrë masa ndaj llogarive të tilla në shumë vende, pasi është kritikuar ashpër dy vitet e fundit për zvarritje – të pranuar edhe nga vetë kompania – në zhvillimin e instrumentave për të luftuar ekstremizmin dhe operacionet e propagandës. Kompania mbylli edhe disa llogari të lidhura me Iranin në fillim të janarit./Reuters