Kina po ndërton urën Pingtang e cila është 2.135 metra e gjatë, do të kushtojë 168.7 milion paund dhe lidh dy qytete rurale në Provincën bujqësore, Guizhou.
Ura Pingtang ka tre kulla të cilat ngrihen në lartësi që krahasohen me gradaçelat. Kulla kryesore e saj ka një lartësi prej 332 metrash, është 26 metra më e lartë se The Shard në Londër dhe 32 metra më e lartë se Kulla Eifel në Paris.
Megjithatë, kulla mbresëlënëse e Pingtang është 11 metra më e shkurtër se ajo e Millau Viaduct në Francë, e cila është urë më e lartë në botë për sa i përket lartësisë së saj strukturore. Duke u përqendruar mbi luginën e lumit Caoduhe në jug të Guizhou, ura me tetë korsi do të mundësojë reduktimin e trafikut dhe udhëtimin drejtpërdrejt midis qyteteve të Yazhou dhe Tongzhou në Pingtang County.
Punëtorët pritet të përfundojnë ndërtimin e monumentit të ri lokal deri në fund të këtij viti pas një periudhe ndërtimi prej 3.5 vjetësh. Ngritja e tre kullave të urës u arrit nëntorin e kaluar. Kina gjithashtu po ndërton urën më të gjatë të lëvizshme në botë, urën Yangsigang, përgjatë lumit Yangtze në qytetin qendror të Wuhanit.
Ura e Yangsigang krenohet me një hapësirë të vetme prej 1,700 metrash mbi lumin Yangtze dhe do të kushtojë 900 million paund për tu ndërtuar. Inxhinierët kinezë kanë ndërtuar një sërë rekordesh të urave botërore në vitet e fundit. Tetorin e kaluar, ura më e gjatë detare në botë u hap zyrtarisht në Kinën jugore.
Ura e madhe Hong Kong-Zhuhai-Macau përbëhet nga një urë 22.9 kilometra e gjatë dhe një tunel nëntokësor prej 6.7 kilometrash, i cili është i lidhur me urën nga dy ishuj artificialë. Struktura është ura e gjashtë më e gjatë në tokë.