Përbërësit:
6 vezë të ziera
3 lugë gjelle majonez
1 lugë e vogël hudhër të shtypur
kripë dhe piper i zi
piper i kuq
Përgatitja:
Vezët ziejini e më pas lërini të ftohen.
Pastaj qërojini e pritini në kubikë të vegjël.
Bëjini bashkë me majonezën dhe hudhrën e grirë dhe shtojini mëlmesat sipas dëshirës.
Para servimit, lëreni në frigorifer për të paktën gjysmë ore.
Ju bëftë mirë!