Ballina Personazh Biznesmeni shqiptar takohet me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë – Nga:...

Biznesmeni shqiptar takohet me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë – Nga: Beqir SINA – New York

Biznesmeni dibran Selim Rusi me Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melanie Trump

Në rrjetet sociale Facebook, Twitter, instagram, po qarkollon një fotografi, ku biznesmeni i njohur dibran në SHBA, Selim (Sal) Rusi, ka pozuar me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melanie Trump.

Megjithëse, nuk thuhet se ku dhe kur është bërë kjo fotografi, por me sa shihet fotografia është zyrtare, bërë kjo ndoshta në ndonjë pritje të organizuar nga Presidenti, Trump, me republikanët, mbasi pas tyre, ëshë flamuri i SHBA dhe flamuri vula e Presidentit të Shtëpisë së Bardhë.

Në shtator 2015, biznismeni shqiptar Selim Rusi, që njihet si Sal Rusi, një republikan konservator, këtu në SHBA, organozojë një mbrëmje për ngritjen e fondeve me shqiptarët e Amerikës, për ish kandidaten demokrate për Presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton.

Rusi, i cili është pjesëtar i komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe anëtar i disa forumeve të biznesit kombetar në SHBA, organizojë mbrëmjen për mbledhje fondesh në përkrahje të Demokratëve në ato zgjedhje, kandidates Hillary Clinton, e cila ishte përball kandidatit republikan Donald Trump (dhe humbi), duke mbledhur për një natë afro 350 mijë dollar.

Në atë mbrëmje (shtator 2015), ai u vu në qendër të shtypit konservator dhe liberal Amerikan, mbasi njoftoi se do të organizontë në shtëpinë e tij, një takim për mbledhje fondesh me ish-kandidaten demokrate për Presidencën, Hillari Klinton, nderkohe qe ishte i regjistruar si republikan.

Nderkohe, qe sipas gazetës New York Daily News, Rusi për këtë mbrëmje ai sqaroi se: “Ajo po ndodhte(shtator 2016) ngaqë Clinton, kishte ndihmuar shumë komunitetit shqiptar, dhe ai kishte kënaqësinë që mund t’i ndihmojë zonjës Clinton. me komunitetin shqiptar”.

Selim (Sal) Rusi, është një prej biznesmenëve më të suksesshëm të Komunitetit shqiptaro – amerikan, të paktën nga të dhënat mbi aktivitetin e tij që mund të gjenden si në shtypin e disporës, ashtu edhe në atë lokal amerikan të Nju Jorkut.

Selim Rusi i biri i Turan Rusit, djali i madh i tij një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe i cili jeton në ishullin Staten Island të Nju Jorkut, thuhet se ka në pronësi një kompani milionere të quajtur “Benjamin Maintenance”, kompani kjo që merret me mirëmbëjatjen dhe pastrimin e rrokaqejve të qytetit.

Ai nuk është se ka qenë aktiv në jetën e komunitetit shqiptaro – amerikan, por ka qenë në atë të politikës dhe asaj sociale amerikane, duke marr pjese ne fushtatat për ngritjen e fondeve për kongresmen, senator, president, dhe udhëheqës lokal në Nju Jork e me gjere.

Biznesmeni dibran në Amerikë, u bë i famshëm në vitin 2000 kur vendosi të blejë për 3.1 milion dollarë shtëpinë e famshme në Todt Hill të Staten Island, e njohur si “shtëpia e Bardhë”. Një shtëpi, kjo që ishte ndërtuar në fund të viteve ’70 nga Bosi më i madh i mafias amerikane, kreu i familjes Gambino, Pol Kastelano. E cila simbas shtypit njujorkez, u bë objekti kryesor i përgjimit të FBI dhe për të janë botuar disa libra dhe janë xhiruar shumë dokumentarë. Pas vrasjes së Kastelanos nga Xhon Goti në Shkurt 1985, shtëpia ndërroi disa herë pronarë, derisa Sel Rusi e bleu në 2000.

Sipas cmimeve të shittblerejes së shtëpive sot në atë zonë Todt Hill të Staten Island, vlera e saj është afro 2.6 milion dollarë sipas shtypit amerikan.

Rusi mbas vitit 1991, rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ka pritur mjaft personalitete në shqiptare në Nju Jork, duke i shoqëruar ata në takime të rëndësishme, përfshirë këtu edhe ish Presidentin e Shqipërisë, dhe liderin e opozitës së atëhershme Dr. Sali Berishën.

Ndërsa, dekadën e fundit ai njihet shume tek Komuniteti shqiptar për lidhjet e tij shume te aferta me kryeministrin Rama, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Thaçi.