Shorti i çerekfinaleve të Champions League rezervoi plot surpriza. Barcelona – Manchester United ishte ajo që solli edhe më shumë emocione. Dy ekipe që kanë një histori të gjatë rivaliteti në këtë kompeticion. Ndërkohë Juventusi do të udhëtojë drejt Ajaksit.
Drejtuesit bardhezinj nuk e nënvlerësojnë aspak kundërshtarin e tyre, ekipin plot talente dhe kompakt hollandez. Shorti rezervoi edhe një derbi anglez midis City-t dhe Tottenham, ndërsa Liverpool do të “masë forcat” me ekipin e Portos.