Ballina Bota Shënohet përvjetori i 20-të i anëtarësimit të Çekisë në NATO

Shënohet përvjetori i 20-të i anëtarësimit të Çekisë në NATO

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, premtoi se vendi i tij do të rrisë kontributin për mbrojtje në mënyrë që të arrihet objektivi i NATO-s, që parasheh ndarjen e shumës nga vendet anëtare prej 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Duke folur në konferencën e përvjetorit të 20-të të anëtarësimit të Çekisë në NATO, Babis tha se pjesa kryesore e punës është bërë në shtetet anëtare, përmes ndërtimit të aftësive të tyre të mbrojtjes, në mënyrë që t’i sigurohet mbrojtje secilit anëtar të aleancës nëse ai sulmohet.

“Për këtë arsyeja republika jonë është zotuar të arrijë nivelin e 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024,” shtoi ai.

Çekia, së bashku me Poloninë dhe Hungarinë, u bashkuan me NATO në vitin 1999 si pjesë e zgjerimit të parë të aleancës pas Luftës së Ftohtë.

Trembëdhjetë nga 29 shtetet anëtare të NATO-s kanë qenë dikur pjesë e Paktit të Varshavës.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki e quajti anëtarësimin “një nga aktet përfundimtare në shkëputjen nga komunizmi”.