Ballina Histori QËNDRESA E ADEM JASHARIT DHE SAKRIFICA E FAMILJES JASHARI HAPËN PORTËN E...

QËNDRESA E ADEM JASHARIT DHE SAKRIFICA E FAMILJES JASHARI HAPËN PORTËN E LIRISË SË KOSOVËS – Nga Harry BAJRAKTARI – Amerikë

Rënia legjendare e Adem Jasharit dhe e Jasharajve të tjerë në Prekaz para 21 vjetësh dhe sakrifica e kësaj familje të madhe me mbi 50 anëtarë, hapi një epokë të re në historinë e Kosovës, e cila për 100 vjet ishte mbajtur e pushtuar nga Serbia, ku ushtria dhe policia serbe kishin ushtruar dhunë dhe terror mbi popullatën shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj.
Sot kur po shënohet “Epopeja e UÇK-së” në përvjetorin e 21-të, duhet të theksohet fakti se rënia heroike e Adem Jasharit bashkë me familjen e tij ka qenë një sakrificë që tronditi gjithë shqiptarët dhe botën demokratike. Qëndresa e Jasharajve ishte një thirrje drejtuar gjithë shqiptarëve që të çohen në kryengritje të armatosur dhe ta mbyllin kaptinën më të errët në historinë 100 vjecare të pushtimit serb. Sakrifica e madhe, si në legjenda, dhe flijimi i familjes Jashari bëri që shqiptrët t’i kundërpërgjigjën dhunës dhe terrorit serb që ushtrohej ndaj popullatës së pafajshme.
E ardhshmja e një populli të vogël, siç jemi ne shqiptarët, gjithnjë është varur nga rrethanat e jashtme, duke mos mohuar edhe faktorin e brendshëm. Një popull i vogël pa miq gjaku, i rrethuar me armiq të vjetër e ka pasur të vështirë mbijetesën historike. Dhe, pas shumë sakrificave shekullore, fat ynë buzëqeshi nga lufta e fundit e UÇK-së, me kryeprijësin, Adem Jashari. E, për të mos vazhduar fati i zi mëtej, kësaj herë patëm mbështetjen e parezervë të SHBA dhe të vendeve të Europës perëndiimore bashkë me aleancën Veriatlantike-NATO-n.
Pas qëndresës së Jasharajve dhe sakrificës së tyre, lufta kundër pushtimit serb për liri e UÇK-sëH u shtri në shumë krahina të Kosovës, duke iu mveshur edhe shumë shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Adem Jashari dhe familja e tij disa herë kishte qenë nën shtetrrethim nga regjimi serb. Herën e parë familja Jashari ishte rrethuar në më 31 dhejetor të vitit 1991. Për këtë ngjarje patëm arritur të bënim një intervistë përmjet një lidhje me Rifat Jasharin për gazetën Illyria në New York, i cili ishte pjesëmarrës në rezistëncën e Prekazit.
Për lurinë e Kosovës ranë shumë dëshmorë, martirë e civilë: fëmijë, gra, pleq dhe të tjerë. U maskruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Vlerat e luftës respektohen vetëm me vlera të ndërtimit të shtetit ligjor, me vlera demokratike dhe me një zhvillim ekonomik me perspektivë evropiane, ku secili qytetar i Kosovës të ndjehet i lumtur.

Prishtinë, 2019