E marta e ardhshme, do te jete vendimtare per procesin e Brexit, i cili formalisht do duhet te ndodh me 29 mars, vetëm 20 ditë më larg.
Gjasat janë se sërish do ndodh e njëjta gjë. Të martën deputetet do votojnë planin e nëse ai hidhet poshtë, ata një ditë më pas, do votojnë sërish nëse do duhet Britania të dal pa marrëveshje nga BE-ja, opsion që gjërësisht hidhet poshtë, pasi gjykohet se do jetë katastrofik për të ardhmen e vendit.
E nëse deputetet nuk e pranojnë këtë opsion, të enjten do ndodh votimi i fundit për të shtyrë në kohë daljen e Britanisë nga BE-ja për një periudhe te pacaktuar edhe pse pritet te jete disa mujore. Por kjo do te varte edhe nga Bashkimi Evropian, te cilit i leverdis mosdalja e Britanise nga Unioni.
Numrat në Parlament janë shumë delikat. Dilema për ithtarët e Brex-it, mbetet të votojmë një plan që e nxjerr Britaninë nga BE-ja edhe jo siç do donin ata, thënë ndryshe një plan që quhet Brexit vetëm në emër dhe bie në kundërshtim me atë që ta kanë dëshiruar duke tradhtuar rreth 17 milionë britanikët që votuan për daljen nga BE-ja. Apo të votojnë shtyrjen e daljes, i cili teorikisht mund të çoj edhe në anulimin e Brex-it, nëse një referendum i dytë e anulon të parin.
Gjithçka është e hapur në këtë lojë dhe kushdo që thotë se di me saktësi se çfarë do ndodh, thjesht gënjen.