Ballina Aktualitet Zonja e Parë Melania Trump nderon 10 gratë e guximshme në të...

Zonja e Parë Melania Trump nderon 10 gratë e guximshme në të gjithë botën- Nga Beqir Sina, New York

Melania Trump njohu marrësit e çmimit Ndërkombëtar të Grave të Korporatës. – Çmimi është dhuruar në më shumë se 120 gra nga më shumë se 65 vende, përfshirë edhe tre gra nga Kosova, Arbana Xharra, Valdete Idrizi dhe Feride Rushiti

Ne ceremoni merr pjese edhe Ambasadorja e Kosoves ne Uashington Vlora Citaku.

WASHINGTON – (Bota sot 8 Mars 2019) Zonja e parë amerikane Melania Trump të enjten nderoi gratë nga 10 vende për guximin e tyre, duke thënë se tipari “është një nga cilësitë që kemi më shumë nevojë në shoqëri”.Foto galeri

“Kjo është ajo që na nxit përpara,” tha Trump.

Zonja e Parë u bashkua me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, për të dhënë Çmimin Ndërkombëtar të Grave për Guxim në marrësit nga Bangladeshi, Xhibuti, Egjipti, Irlanda, Jordania, Mali i Zi, Myanmar, Peru, Sri Lanka dhe Tanzania.

Grate e nderuara : Sister Orla Treacy of Ireland, Razia Sultana of Bangladesh, Naw K’nyaw Paw of Burma, Khalida Khalaf Hanna al-Twal of Jordan, Olivera Lakic of Montenegro, Flor de Maria Vega Zapata of Peru, Magda Gobran Gorgy of Egypt, Moumina Houssein Darar of Djibouti, Marine de Livera of Sri Lanka and Anna Helga of Tanzania.

“Kurajoja është ajo që ndan ata që flasin vetëm për ndryshim nga ata që në të vërtetë veprojnë për të ndryshuar”, tha zonja Trump. “Kuraja merr sakrificën, trimërinë dhe përulësinë, është aftësia për të vënë të tjerët në fillim.”

Aktivistët e të drejtave të njeriut, oficerët e policisë, gratë ushtarake, dhe një gazetar hulumtues ishin midis marrësve të çmimit, të cilin Departamenti i Shtetit krijoi në vitin 2007.

Çmimi është dhuruar në më shumë se 120 gra nga më shumë se 65 vende, përfshirë edhe tre gra nga Kosova, Arbana Xharra, Valdete Idrizi dhe Feride Rushiti.

Ambasadorja e Kosovës, në Ushington, që është bërë shëmbulli i gruas së guximëshme e kurajzoze në diplomacinë botërore, ishte e pranishme në këtë cermoni në Shtëpinë e Bardhë – Departamentin e Shtetit, së bashku me tre gratë kurajoze nga Kosova Arbana Xharra, Valdete Idrizi dhe Feride Rushiti, dhe në statusin e saj në rrjetin social Facebook dërgojë fotografti dhe shënojë poshtë tyre :

“Ishte një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Ndërkombëtare të Grave të Guximshme, me Sekretarin Pompeo dhe Zonjën e Parë Melania Trump në Departamentin e Shtetit sot, ku u nderuan për këtë vit një grup të grave të shquara nga e gjithë bota”.

Me këtë rast shkruan Citaku, më duhet të kujtojë se edhe tre nga gratë tona të mrekullueshme nga Kosova, më herët kanë qenë të nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximshme, me motivacionin : “ Grat të njohur për udhëheqjen dhe promovimin e drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut” në këtë stad, Arbana Xharra, Valdete Idrizi dhe Feride Rushiti, nga Kosova” “CourageIs Contagious – ëomen Of Courage”

Duhet cekur se kjo iniciativë vë në qendër të vëmendjes çështje të rëndësishme dhe thekson kontributet domethënëse që secila prej grave anembanë botës mund të bëjë shumë për të fuqizuar gratë dhe për të pasuruar jetën e tyre, theksonë Shtëpi e Bardhë – Departamenti i Shetit, që organizon për cdo vit këtë aktivitet me rastin e 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Gjatë kësaj ceremonie Pompeo u njohë veçmas me disa nga kërkesat e grave në Iran të cilat kan protestuar që ato të mos mbanin një mbulesë kokë, të njohur si hixhab, në publik, dhe atë të një aktiviste ukrainase e cila vdiq në vitin 2018, pasi u sulmua me acid sulfurik.

Po ashtu gjatë fjalës së tij Sekretari i Shtetit Pompeo e cilësoi zonjën e parë amerikane Melanie Trump, si “Një grua me fuqi dhe kurajë të pabesueshme”, e cila tha ai “Ka qenë gjithnjë e më e hapur ndaj skllavërimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit seksual të grave dhe vajzave anekënd globit”.

“Unë e di që ajo do të vazhdojë të jetë një lidere me ndikim, një zë me ndikim, e cila inspiron udhëheqësit e ardhshëm të grave, si veten, në të gjithë botën”, tha Pompeo.

Dita Ndërkombëtare e Gruas është e Premte, 8 Mars dhe është shënuar me mënyra të ndryshme anembanë botës me shumë protesta.