Ballina Personazh KAVALIERI I VËRTETË- Nga Zeqir Lushaj

KAVALIERI I VËRTETË- Nga Zeqir Lushaj

1.

Janë disa njerëz që, edhe vetëm një herë ti takosh, nuk të shqiten nga kujtesa gjithë jeten. Si të thuash, të imponohen në koshiencen tënde. Të imponohen, sa nga paraqitja burrërore, sa nga fjala e mençur, sa nga virtyti që tek ata ,nuk ben shumë dredha. Janë, ata soj njerëzish, që sado rrallë ti keshë takuar, të behen e të mbeten miq të vertetë.

I tillë, bile, e them pa asnjë droje, se një tipik i tillë, ishte i nderuari Ali Ohri, që nuk ka shumë që u nda nga jeta. U nda nga jeta, nga ajo jetë, që në mënyrë të pandërprerë, e vuri  në sherbim, me mish e shpirt , per Mbretninë e pretendentin per Mbret, Ahmet Zogun, e të birin e Tij, Lekën.

Unë, nuk jam ndonjë perkrahes i idese së Tij politike, por jam nje simpatizant  dhe dashamires i burrërisë së Tij, i konseguencës së Tij  të palëkundur, i bindjeve të Tij, masshumti, atdhetare.

Ali Ohri, nuk u bë “demokrat”, mbas ’90-ës. Ai, ishte gjithë jetën…, dhe mbeti i tillë.

…!

Unë, e falenderoj bashkpunëtorin e revistës ZemraShqiptare, dashamirin tim të viteve të rinisë, publiçistin Riza Lahi, per një shkrim të para disa javëve në zsh, per Ali Ohrin, shkrim, që mua më vlejti edhe si njoftim për shuarjen e monarkistit nga më të flakët, Aliut të paharruar. Në shenjë dashurie e respekti për atë figurë, nuk mund u ndala pa thënë edhe unë diçka, i bindur se dy shkrime per burra si Ali Ohri, kurr nuk mund të jenë shumë.

2.

Me të paharraurin Ali Ohrin, më ka prezentuar ish pedagogu dhe miku im i mirë, Enver Bushati. Kavalieri I vertetë, shembullor Ohri, kishte një aftësi “imponuese”, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale. Kishte një paraqitje shumë fisnike. Një trup dhe figurë,që, per mua, thuajse ishte vëlla-binjak, me aktorin e madh Reshat Arbana. Me të vertetë kishte lindur per ushtarak-kavalier. Zoti, pra, e kishte falë per atë punë. Unë, asokohe, një gazetar i ri, ndjehesha “çunak” para këtij burri të pashëm e të virtytshëm, me shume pervojë e tradite familjare e shtetore.

Enver Bushati, më prezantoi mua para Ali Ohrit, “edhe me shumë se ç’isha”, dhe atij, e pashë që ju bë qefi.  –I dua djemtë e Malësisë, -më tha, e fytyra i ndriti shumë sinqerisht.

Se si u soll biseda, dhe Aliu, na tregoi se, kur ka qene i ri, ditën që babai i tij po e percillte per në shkollë në Itali, kur ia kish dhënë dorën per tu nda, në hyrje të Portit të Durrësit, i kish thenë:

-Udha e mbarë biri im. Veç një fjalë timen, mbaje mend:- Sot e mbrapa, atje ku po shkon, nuk je ma Ali Ohri, por, je thjeshtë një shqiptar!

-Fjalë floriri të paska thënë, -ia ktheva Unë. Edhe unë, këtu në Tiranë, me tepër se ç’kam emrin, e shoh veten, thjeshtë si një tropojan!

Ali Ohri, -qeshi me të madhe: -Po sa shpejt e adaptove, o burrë!

…!

Kam shkruar edhe në at’ kohë, në gazetën “Bashkimi” një skicë me këtë titull:- Ali Ohri, -nuk je më Ali Ohri. Ndaj, mu kujtue sot, dekada më pas, dhe po e permend vetëm në nderim të burrit të mirë, të të paharruarit Ali Ohri.

Vite e dekada më vonë, nga këtu në Amerikë, mora vesh se Ali Ohri, me gjithë moshen e madhe, ishte marrë në sherbim, në detyrë të rendësishme, në Oborrin e pretendentit per fronin e Mbretit, Leka Zogut. U gëzova në shpirt. U gezova se, e dinja që tërë jetën, Mbretërinë dhe Mbretin, i pati në zemër, punoi e luftoi pa rreshtur per rikthimin e tyre.

Ali Ohri, ishte dhe mbeti një bir i denjë i familjës shumë të nderuar Ohri.

 

3.

Kam shkruar edhe me vonë se, sa ju thash me sipër, per Ali Ohrin. Kam shkruar nga kalaja e Shkodres një skicë. E kam botuar aso kohe dhe, them se do të jetë edhe pjesë e një libri me temë nga fusha e sportit, që e kam në dorëshkrim. Më poshtë, po ua risjell, fjalë per fjalë, si këtu e 23 vjet më parë, kur është botuar në gazetën “Sporti popullor”.

 

PASIONI

Ishte mesdite. Vazhdonte konkurimi në Kala. Per një çast, u vendos njëfarë qetësie. Si nga shpella, vijnë disa trokitje të patkonjëve të kuajve nëpër kalldrem. Për një çast, si nëpër filma, të dukej vetja. Sytë e të gjithëve u përqëndruan në “tunelin” e kalldremtë të hyrjes së kështjellës.

-Oooo, Ali Ohri, -u dëgjua zëri, si në kor.

Ai burrë fisnik nga shpirti, po aq edhe nga paraqitja, hipur mbi kalë, kish një pamje vërtetë të hijshme. Tre kuaj, shumë të pashëm, një burrë hijerëndë, në kuptmin më të mirë të kësaj fjale, hipur mbi kalin e parë, e një pionier, hipur në  kalin e tretë, u bënë aq natyrshëm pjesë e festivalit në “Rozafa”.

Për të plotërsuar më tej kënaqesine tonë, duke ndenjur me një njeri që i është përkushtuar aq ngushtësisht jetës së një kafshe aq fisnike siç është kali, e lamë që të hajmë drekën, së bashku me Ali Ohrin.

…Ishim ulur. Kishim porositur, madje, ndonjë kish filluar edhe të hante, kur,i vonuar vjen Aliu dhe ulet në tyrezë.

-Pse u vonove Ali ? A e lame që, në oren 14 të takohemi këtu ?, -i thotë Enver Bushati.

-Më falni. U vonova pak, por nuk kisha si të vij më shpejt. Kuajve, u ishte vonuar ushqimi i drekës. Sa i rregullova dhe erdha…!

Kishim dëgjuar per pasionin e Ali Ohrit për kalin, por, takimet e kësaj dite dhe ky dialog me të, ishin “leksioni’ më i mirë, për këtë pasjon shembullor.

 

4.

Kam qenë në shtëpinë e Ali Ohrit. Aty, sa kaloje ish hotel Adriatikun, në rrugën e Kavajës, në krah të majtë. Kam qenë me dy miqtë e mi të nderuar, qysh bashkëstudentë, Dalip Hajdari e Edmond Gega, aso kohe, që të dy, inspektorë në Komitetin Shtetror të Kulturës Fizike e të Sporteve. Ata kishin qenë edhe me perpara tek Aliu dhe ai i donte fort. Por, një ditë, u kishte thenë: – Herën tjetër ma merrni edhe Zeqirin.

E kam në kujtesë të pashlyer atë ditë  vizitë te Ali Ohri. Një burrë i hijshem. I qeshur, i dashur, i këndëshëm në muhabet, e, megjithese ishte i moshuar, (ne ishim si djemtë e tij), ishte shume i kandshëm edhe në sherbim. Atij burri, gjithçka i kishte hije!

E kujtoj se na qerasi me gjëra karakteristike të pergatitura në shtëpi, si gliko dhe lengje tradicionale (lëng lakrash -rasoj) ,etj.

Ishte koha e prag-ndarjes diktaturë-demokraci. Ali Ohri e kam njohur si një disident i vertetë, por më bëri pershtypje se ato ditë fliste i matur, i ekuilibruar, si një patriot i vertetë. Thoshte , me shqetësim:-Na duhen shumë e shumë ndryshime, por na duhet ekuiliber, larg konfuzjonit e frymës shkatrrimtare.

Na kënaqi me muhabete se, ato ditë, sa ishte kthyer nga Italia. Italinë e kishte në zemër. Na tregoi se si kishte shkuar në Akademinë ushtarake ku ka mbaruar studimet, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku e kishin pritur me nderim e respekt. Atje, Ali Ohri kishte nxjerr me dokumente zyrtare shumë e shumë emra aficerësh shqiptarë, me qindra,  që kanë shërbyer dhe që mund të perfitojnë pension pleqërie…Na i tregoi listat e dokumentet. Ishte shumë i gezuar per këtë gjë.

…Kaq u kenaqem në at’ vizitë me të nderuarin Ali Ohri, sa, çdo herë që takohesha me Dalipin e Mondin, fillë, këtë shprehje perdornim: – Kur po shkojmë te Ali Ohri?

 

* * *

E dija që është besnik i Mbretit. Ama, kurrë se kisha menduar që, e paskan pasë lidhë Besën, edhe që të vdesin bashkë! Bashk,në këtë prag Jubileu Shekullor,të Shtetit Shqiptar.

Le të jenë këto rradhë modeste që shkrova per Ali Ohrin, jo veç një homazh e nderim per atë Njeri të mrekullueshëm por edhe si një  ngushëllim e mirënjohje, per gjithë sa ka lënë mbrapa, që i uroj të jenë, me jetë e me nderë.

./.

NJ, USA,   2012

-Per Limit.al Mars 2019-