Ballina Kulinari Receta e ditës/ Ëmbëlsirë me miell misri

Receta e ditës/ Ëmbëlsirë me miell misri

Përbërësit:

400 g miell misri

gjysmë qese pluhur për pjekje

300 g djathë

200 ml ujë mineral të gazuar

3 vezë

gjysmë lugë kripë

100 ml vaj

 

Përgatitja:

Përzieni dhe tundni vezët, shtoni djathin dhe i përzieni. Shtoni miellin e misrit të përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe ujin e gazuar mineral, më pas shtoni dhe vajin dhe i përzieni derisa masa të trashet.

Masën e ndani dhe e piqni përreth 20 minuta në 200 gradë.