Ballina Kulinari Receta e ditës/ Antipastë me djathë dhe arra

Receta e ditës/ Antipastë me djathë dhe arra

Përbërësit:

300 gr djathë i butë
60 gr arra të qëruara
100 gr pançetë të prerë në feta të holla
bukë për brusketë
1 tufëz majdanoz
vaj ulliri
kripë, piper

Përgatitja:

Grini në pjesë të vogla arrat dhe majdanozin.

Në një enë hidhni djathin, arrat dhe majdanozin dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene. Shtoni pak vaj ulliri, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në fetat e bukës mbështetni një fetë pançetë. Hidhni kremin e djathit që përgatitët në fetat e brusketës dhe shërbejini.