Ballina Personazh Më 1 mars 1941 lindi shkrimtari i shquar shqiptar Sulejman Mato

Më 1 mars 1941 lindi shkrimtari i shquar shqiptar Sulejman Mato

Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës më 1 mars 1941, është shkrimtar, poet, publicist, eseist shqiptar.
Biografia

Sulejman Mato lindi në Fterrë, të Sarandës me 1 mars1941. Mbaroi Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës Nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001)

Veprimtaria letrare

Shtegu i blertë – (poezi) Tirana(1967)
Nën Diellin e Jugut – (poezi) (1969)
Ankthi – (dramë) (1971)
Mbi glob fryjnë erëra – (poezi) (1972)
Në stinën e poezisë – (poezi) (1976)
Bukë në shkëmb – (dramë) (1976)
Poezi për fëmijë – (poezi) (1977)
Drita e syve – (tregime) (1986)
Mesi i jetës – (poezi) (1981)
Kryengritësit – (poemë për fëmijë) (1986)
Fjalët – (poezi) (1989)
Banorët e vilës – (tregime) (1994)
Balada e vetmisë – (poezi) (1998)
Labirinte dhe enigma – (studime) (2000)
Ëndërrat profetike – (studim) (2001)
Arti i të shkruarit – (guidë e letërsisë)
Nusja e borajve – (tregime) (2007) Shtepia botuese Dudaj ISBN 98799943-0-005-1
Kitara e jugut-Poezi te zgjedhura Shtepia botuese Toena (2007) ISBN 99943-1-192-1
Kur hapeshin portat e qiellit liber me tregime
Nje balene e larget erdhi nga deti

Ese

Në kërkim të rrënjëve, f 256,Sh. botuese Dudaj ISBN 99943-33-55-0,
Arti i të shkruarit, f 155 Botues Shoqata kulturore”Migjeni” Tirana 2002(pa ISBN)

Ka vënë në skenë

1973 Një natë ë gjatë (dramë)
1985 Viti i provës së madhe (dramë)
1986 Familja Zhavora (dramë)
1987 Kushtrimim i maleve (dramatizim)
1987 Legjenda e lules Honinë (balet)
1988 Paja (operetë)
1989 Vajzat e qytetit të gurtë (balet)