Ballina Ravijëzime ZOG HYSENAJ SI PUBLICIST – Nga Hasan Buçpapaj

ZOG HYSENAJ SI PUBLICIST – Nga Hasan Buçpapaj

Ndjehem vertetë i emocionuar të shkruaj për mikun tonë të paharruar Zog Hysenaj, i cili u nda para kohe nga jeta, në kulmin e punës së tij krijuese dhe pubicistike.
Zog Hysenaj, ka lënë pas edhe një publicistikë të larmishme, të pasur dhe të shtrirë ndër dhjetra vite.
Bashkëpunimet e para të Zogut me mediat e shkruara fillojnë qysh para vitit 1990 në gazetën lokale “Shkelzeni”, vijojnë pas vitit 1990 me gazetat “Dradania”, “Tribuna Demokratike” dhe gjatë 10 vjetëve të fundit me gazetën kombëtare letrare dhe artistike “NACIONAL”.
Zog Hysenaj si publicist ka lëvruar të gjitha zhanret gazetareske si: lajmin, kronikën, reportazhin, vezhgimin, fejtonin, opinionin, si dhe komentet e karakterit politik, social dhe shoqëror.
Si poet dhe studiues ka botuar në gazetën Nacional një numër kritikash letrare, recesione për libra të miqve të tij si dhe shkrime të karakterit polemizues.
I këtij karakteri ka qënë edhe shkrimi i Zogut: “ A ishte Dervish Shaqa spiun, agjent i sigurimit, instruktor i stërvitjeve të trupave guerrilase… reflektim rreth emisionit televiziv kushtuar këngëtarit te madh kosovar.”
Në këtë polemikë Zogu kundërshton ashpër përpjekjet e autorit të një dokumentari të televizionit shqiptar, cili e deformonte figurën e dashur të këngëtarit Dervish Shaqa.
Zog Hysenaj në fillim të viteve 2000 ishte pjesë e redaksisë së gazetës “Tribuna Demokratike” të Tiranës. Aty ai bashkëpunoi me Drejtorin e gazetës Xhevat Mustafa, kryeredaktorin Vasil Tabaku, etj.
Në këtë gazetë Zogu ka publikuar me dhjetra shkrime që shprehin pikëpamjet e tij për demokracinë, fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe rolin e medias së lirë në demokraci, etj.
Zog Hysenaj në mënyrë të vecantë bashkëpunoi me gazetën letrare dhe kluturore Nacional e cila botohet në Tiranë dhe shpërndahet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në internet është e përditshme.
Tek “Nacionali”, Zogu publikoi shumë reportazhe interesante, ku ranë në sy shkrimet dhe reportazhet gjatë përgaditjes së dosjes për aplikim në Ministrinë e Kulturës për futjen e Kcimit të Tropojës në listën e kryeveprave të trashgimisë kultrore kombëtare.
Gjatë kësaj peridhe Zogu bashkëpunoi në shumë shkrime por, edhe si konsulent i shkrimeve të karakterit studimor, shkencor që botuan studiuesit Mujë Bucpapaj dhe Skëndër Haklaj, për Kcimin e Tropojës dhe sidomos gjatë përgaditjes së Konferencës Shkencore për Kcimet e Tropojës, mbajtur në B. Curri në dhjetor 2016, ku Zogu qe i angazhuar pa ndërprerje përgjatë dy vjetëve radhazi.
Ai ishte një publicist pasionant, që shkroi më një stil të rrjedhshëm, e gjuhe të pasur, duke përdorur me mjeshtri fjalën, duke ndërtuar një frazë të qartë, lakonike dhe të rrjedhshme. Shkrimet e tij lexoheshin me nje fryme.
Si përfundim mund të themi se Zog Hyseni krahas kontribtit të tij si instrumentist, valltar, mbledhës folklori, studiues, poet, kritik arti, teolog, etj, ka lënë pas edhe një trashëgimi të pasur si publicist.
Publicistika e tij e ka pasuruar gazetarinë bashkëkohore duke ju shtuar kështu emrave të shquar të gazetarëve dhe publicistëve të mirënjohur nga Tropoja, të cilët kanë bërë dhe bëjnë emër në mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Publicistika e Zog Hysenit ja vlen të studiohet, të mbidhet dhe të botohet në një libër të vecantë në të ardhmen.
Ju faleminderit !