Nik Gjeloshaj
Zgjedhjet e lokale në Tuz, të cila do ta formsojnë komunën me status të plotë, e që do të mbahen me 3 Mars, kan marrë vëmendjen e opinionit shqiptar jo vetëm në Malësi, por gjithandej botës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mërgatë e më gjërë. Fakti se faktori politik shqiptar në Malësi është i bashkuar, e që jo shpesh herë ndodhë kjo, ka shtuar vetbesimin te shqiptarët se së bashku do të arrihet fitroja e madhe në këto zgjedhje që pa dyshim janë historike, të cilat Tuzin do ta bënin komunën e dytë që qeveriset nga shqiptarët në shtetin e vogël ballkanik, në Mal të Zi. E me këtë fitore, shqiptarët do të përmirsonin gjendjen e tyre socio-ekonomike, në arsim, shëndetësi, por edhe në forcimin e identiteti kombëtar, ruajtjen dhe avancimin e kulturës dhe traditës shqiptare në këto anë të Malësisë së Madhe. Përmes gazetës ”Bota Sot” do t’ iu sjellim bisedat me liderët shqiptar, bartës të koalicionit ” Forumi Shqiptar”(ASH, UDSH, LDSH) i cili është favorit për t’i fituar zgjedhjet lokale të 3 Marsit në Tuz. Se si po rrjedhë ky proces, ne biseduam me z.Nik Gjeloshaj, bartës i Listës së Koalicionit ”Forumi Shqiptar”
-Z.Gjeloshaj, kan mbetur edhe një javë ta quajm ashtu drejtë finalës së madhe të 3 Marsit, dita e votimeve për pushtetin e ardhshëm lokal në Komunën e Tuzit. Fillimisht do të doja një vlerësim tuajin për ecurinë e fushatës parazgjedhore ?
Gjeloshaj: Ecuria e fushatës zgjedhore është mjaft demokratike dhe e qetë. Ajo që duhet potencuar është fakti, që nuk ka pasur ekcese të ndryshme, gjë që dua të falenderoj të gjithë aktivistët e” Forumit Shqiptar” të cilët kan ruajtur qetësinë dhe të cilët janë angazhuar maksimalisht për këtë fushatë. ”Forumi Shqiptar”, këtë herë të bashkuar si asnjëherë më parë, para banorëve të Malësisë ka dalur me plane konkrete për të ardhmën e Malësisë. Plan programi ynë mjaft i larmishëm më së miri e dëshmon seriozitetin tonë që t’i përfillemi punës mbas 3 marsit, për Malësinë tonë.
-E dimë se bashkimi i subjekteve politike shqiptare është pritur mirë në Malësi dhe kudo, por më intereson cfarë tjetër iu ofruat shqiptarëve për ta fituar besimin e tyre.
Gjeloshaj: Ëndrra e madhe e shqiptarëve kudo nëpër botë, që ti shohin shqiptarët të bashkuar, tashmë është realitet. Ky është një hap i madh për të mirën e shqiptarëve në Mal të Zi. Me këtë hap, ne kemi dëshmuar që jemi të gatshëm të punojmë dhe të angazhohemi për çështjen shqiptare në Mal të Zi. Programi i Forumit Shqiptar, i punuar detalisht për çdo cep të Malësisë, i hartuar nga njerëz të fushave të ndryshme, në mënyrë që banorëve të Malësisë tu lehtësohen problemet e përditshme. Ne do të angazhohemi në inevstimet e munguara në Malësi, pastaj jetën në fshat, e cila është harruar nga pushteti aktual, institucionalizimin e bashkëpunimit me diasporën tonë etj. Këto janë vetëm disa pika me të cilat ne jemi paraqitur tek banorët tonë.
-Ju jeni bartës i listës së koalicionit ” Forumi Shqiptar” , që mbani numrin 5 në listën zgjedhore, a mund të më thuani se cilat janë 5 priroitet që kanë shqiptarët në Malësi, për të cilat ju do të angazhoheni pas datës së 3 Marsit?
E kam thënë disa herë që kur shqiptarët janë bashkuar fitorja nuk ka munguar. Andaj, jam i bindur dhe është e pakontestueshme fitorja e Forumit shqiptar në këto zgjedhje. Bashkimi i subjekteve nacionale shqiptare në një koalicion të vetëm, është një arsye e madhe dhe kryesore që Malësia të na besojë. Na bashkoi Malësia për një të ardhme më të mirë të Malësisë. Që të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë, që Komuna e Tuzit të administrohet nga shqiptarët. Investimet e munguara në këtë trevë, do jenë angazhimi ynë kryesorë.
Ndërtimi i tregut të gjelbër, pastaj hapja e qumështorës si dhe hapja e një fabrike për grumbullimin e prodhimeve bujqësore do të jenë një ndër investimet kryesore gjatë administrimit të Komunës nga Forumi Shqiptar. Hapja e zyrës për bashkëpunim me diasporën, në mënyrë që kontributi i tyre i madh në këtë trevë të jetë më i sigurtë dhe më konkret. Do të angazhohemi në fushën e punësimit, sidomos tek të rinjët dhe stimulimin e tyre në sektorin privatë. Ka shumë punë të cilat duhen realizuar, ne jemi të përgaditur me kuadro dhe me plane konkrete.
-Natyrisht se gjatë fushatës bëhet edhe një lloj vlersimi i punës së pushteti të kaluar. Ju lutem na e jepni një vlersim rrethë të arriturave apo dështimeve të pushteti të kualuar, pra të partisë DPS-it?
Gjeloshaj: Mendoj që në këtë pyetje më së miri do të përgjigjen banorët e Malësisë me 3 mars, ku Forumi Shqiptar do të marrë shumicën në Komunën e Tuzit. Mungesa e investimeve dhe komunikimi i përditshëm me banorët e Malësisë, rreth probleme të tyre, mendoj që më së miri do ta gjykojnë banorët, të cilët janë të zhgënjyer me administrimin e pushtetit të kaluar. Malësia me 3 mars do të dënojë mospunën dhe mosangazhimin e atyre që u është besuar vota. Malësia tashmë ka vendosur !
-Cfarë do t’i sjellë Malësisë fitorja Forumit Shqiptar në zgjedhjet e 3 Marsit ?
Gjeloshaj: Punë konkrete, angazhimin maksimal dhe përkushtim për nevojat e banorëve. Malësia do të administrohet nga ata që luftuan për një Komunë të pavarur, për një qeverisje nga shqiptarët dhe për një Malësi shqip. Puna e madhe na pret mbas 3 marsit ! Banorët e Malësisë do të jenë të angazhuar në administrimin e Komunës, ku bashkë me ta do të udhëheqim për një jetë më të mirë. Problemet e tyre të përditshme do të jenë në fokusin e Forumit Shqiptar. Ndalimi i emigrimit dhe punësimi i të rinjve është prioritet për ne, andaj të gjithë bashkë me 3 Mars të rrethojmë numrin 5 i cili premton dhe i cili realizon !
-Jeni optimist për fitorën e Forumit Shqiptar?
Gjeloshaj: Tashmë fitoja është e pakontestueshme! Euforia e madhe që është krijuar, jo vetëm në Malësi por në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Ardhja e madhe e bashkëvendasve tonë nga vende të ndryshme në përkrahje të Forumit Shqiptar, angazhimi i çdo shtëpie malësore për një fitore sa më të madhe, fitorën e bën të pakontestueshme. Do të fitojnë shqiptarët, do të fitojë Malësia, do të fitojë bashkimi !
z. Gjeloshaj, cili është mesazhi i juaj drejtuar shqiptarëve në Malësi, në mërgatë me theks të vecant në SHBA?
Që nga dita e parë e fushatës e deri më sot, jemi munduar të përcjellim mesazhin tek çdo shtëpi malësore, si në Malësi ashtu edhe në mërgim. Zgjedhjet e 3 marsit janë zgjedhje historike për Malësinë, dalja sa më masive në këto zgjedhje është hap i madh për Malësinë dhe rrethimi i numrit 5 është rruga për një të ardhme më të mirë për Malësinë. /Nexhat HAZIRI / BotaSot/