Ballina Aktualitet Ahmeti dhe Zaev merren vesh për nji kandidat të përbashkët

Ahmeti dhe Zaev merren vesh për nji kandidat të përbashkët

Takimi mes dy liderëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit ka përfunduar me sukses në lidhje me kandidatin për president konsensual. Këtë e konfirmon edhe lideri i BDIsë, Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë” ka shkruar Ahmeti pas takimi

Nuk dihet ende emri i kandidatit por deri tani është përfolur se kandidatët e mundshëm janë Oliver Spasovski dhe Nikolla Dimitrov.