Përbërësit:
-6 feta bukë e prerë në 4 trekëndësha
-1/2 filxhan djath parmexhan
-1 1/2 lugë gjelle vaj ulliri
-1 kg kërpudha
-3 thelbinj hudhër
-1 tufë spinaq
-trumzë
-1/2 lugë çaji kripë
-1/4 lugë çaji piper i zi
Përgatitja:
Ngrohni paraprakisht furrën në 200 ° C. Vendosni bukën për pjekje, lyejeni me djathë dhe piqeni derisa të jetë thekur, 8 deri në 10 minuta. Ndërkohë, vajin ngroheni në një tigan.
Shtoni kërpudha dhe hudhër dhe i skuqni derisa të marrë ngjyrë kafe. I përzieni dhe shtoni kripë dhe piper.
I gatuani edhe për 3 deri në 4 minuta më shumë. Me anë të një luge shtoni salcën në bukë dhe i shërbeni.