“…Shite tokën…, del hup krejt…!”
-Varg i një kënge popullore, rreth një shekull më parë-
(Fletë ditari,
Tiranë-Nju Jork, 27 shkurt 1998)
1.
Më thanë se:
I biri i xhandarit jam!
-Në çdo fletë biografie,
Në çdo dosje e kam.
2.
Më thanë se:
-Je, një katundar-malok!
Me prejardhjen time,
Mburrëm edhe sot.
3.
Më thanë se:
-Je agjent i Sigurimit!
…I shikova, pak,
Si me çudi …!
(Një meritë,
E panjohur prej meje,)
Ama, gjithë Bota,
Punon për Siguri!
4.
Më thanë se:
Je kriptokomunist,
Nuk ke per t’u rinovue!
Ç’ka me ba?
-Medet për mue!
5.
Më thanë se:
-Je feminist,
…Sa shumë vajza ke dashtë!
-Sa mirë: -ua ktheva:
“Në vesh të Perëndisë,
…Zoti e thashtë…!”
6.
Gjithë këto akuza,
(Nuk janë…, as gjysma),
Mbarë e mbrapsht i dëgjova,
Vetën e hangra me dhëmbë,
Bana si bana…,
I durova!
7.
Kur, më thanë se:
-Je servil-karrierist,
Të dhimbset karrigia!
U preka në shpirt,
(Mallkova në heshtje):
-Paçi faqen e zezë!
…Ju raftë pika!
…!
(Ma trazoi shpirtin një fjalë,
Fjalë e vjetër, qyshkurë:
-Unë me bukë, e Ti me gurë!)
8.…!
Kur, me kokën mbrapa,
Rëndova…,
Në shkallët e avjonit (!!),
Mu duk vetja…,
Breg-varrit,
Gozhduar, mes arkivolit…!
…!
9.
-Prapa diellit…,
E thefsh qafën…!
Më bahej se, (…ata),
Më flisnin në vesh!
Ata…, (ata e ato!),
Që gjithë jetën i desha,
Dhe do t’i dua,
Deri sa të vdes!
10.
Si zogu mbi lis,
Instinktivisht,
Çukita…,
…Mbi xham,
Xhamin e qelqtë,
Me ballin mbeshtetur,
Fshiva,
(lehtë),
Avullin me dorë,
Por… ,
Pa e kuptuar,
Kisha përshëndetur!
11…!
N’daç, përshëndeta,
N’daç, çukita…!
?!…,
12.
…!
Fluturova…,
Ika….!!
./.
-Per limit.al , fund-shkurti 2019 –