Ballina Histori Minatorët nuk kërkuan rritje pagash, por i dolën krah vendit të tyre...

Minatorët nuk kërkuan rritje pagash, por i dolën krah vendit të tyre dhe kundërshtuan pushtuesin serb- Nga XHAVIT ÇITAKU

Greva e urisë, që u mbajt në shenjë solidariteti me minatorët e Trepçës në Malmö të Suedisë nga bashkatdhetarët tanë, pati jehonë të madhe në mediat suedeze dhe në kancelaritë e qeverisë të këtij shteti skandinav

Në Borås të Suedisë nën moderimin e shkëlqyer të znj. Arjeta Kadrijaj, mbrëmë u mbajt një manifestim vërtetë madhështor, kushtuar tridhjetvjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, organizim ky që u bë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, Shoqata Kuturore Shqiptare “Dardania” nga Boråsi, (nikoqire e këtij tubimi),Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” nga Ängelholmi, Qendra Kulturore Shqiptare “Dardania” nga Skene si dhe minatorë grevistë që jetojnë në këtë vend skandinav. Hyrija e minatorëve të Trepçës me helmeta dhe famurin e minatorëve, u duartrokit duke u ngritur në këmbë nga të pranishmit. Fjalë të një minatori thënë gjatë grevave të minatorëve në Trepçë:“Ne jemi ata që deri të vdesim të gjithë, nëse nuk hiqet Sllobodan Milloseviqi, Ali Shkuria, Rrahman Morina e Hysamedin Azemi, me u hjek prej Kosovës dhe ti kremi të drejtat tona, nuk dalim prej zgafelle”!

Muharrem Binaku, kryetar i Shoqatës Kuturore Shqiptare “Dardania” nga Boråsi, njëherit edhe kryetar i Këshilli Organizativ, foli shkurtimisht për punë të mëdha që po bëhen në dobi të komunitetit shqiptar në këtë komunë, duke iu falënderuar numrit të madh të anëtarëve dhe aktivitetit të begat që ata po zhvillojnë në shumë fusha. Ajo që bie në sy më së shumti, sipas asaj që prezentoi ky aktivist i madh, ishte puna e madhe që bëhet sidomos me fëmijë e të rinjë, në integrim në shoqërinë suedeze, në mbajtjen dhe forcimin e gjuhës amtare në lokalet e kësaj shoqate, në zhvillimin e debateve të ndryshme, në bashkëpunimin me organe e institucione komunale.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Borosit, Ulf Olsson, një mik i popullit Shqiptar, i cili lavdëroi shumë aktivitetin që po zhvillon shoqata kulturore shqiptare “Dardania” në këtë komunë. Sipas tij kjo shoqatë është njëra ndër më aktivet dhe shi për këtë ai shprehu falënderim të veçantë. Në këtë komunë jetojnë diku rreth dy mijë shqiptarë dhe sipas udhëheqësit të kësaj komune ata pos tjerash po japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe në fusha tjera të Boråsit. Olsson shprehu një keqardhje për atë grevë të atij lloji nga minatorët e Trepçës.

Greva e minatorëve zgjoi nga “ gjumi” klasën intelektuale shqiptare të Kosovës

Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, tha se nisma për organizimin e këtij manifestimi filloi me propozimin e z. Xheledin Shabanit e Naim Latifit, gjatë takimit që kishim në Ängelholm, “Ditën e Plisit”., ku më pastaj u gormua Këshilli Organizatin nga katër shoqatat tona kulturore. Ibrahimi pos tjerash tha: “ Greva e minatorëve të Trepçës e vitit 1989 padyshim së vlerësohet në njërën ndër rezistencat më të mëdha e kohës së fundshekullit të XX, si një rezistencë gjithëpopullore, demokratike e paqësore kundër presioneve e shtypjes nga regjimi i ish- Jugosllavisë e posaçërisht nga ai i Kasapit të Ballkanit-Milosheviqit, duke i qëndruar besnik popullit shqiptar lidhur me kërkesat e tyre të drejta tashmë të ditura botërisht. Po ashtu, kjo grevë ishte alarm i veçantë, të cilën duhet çmuar përkah guximi e sakrifica dhe vetëdija intelektuale të atyre bijve të nëntokës, nga të cilët u tha e vërteta para botës së qytetëruar, sidomos, tel aleati ynë i përhershëm SHBA. Ngujimi i minatorëve shqiptarë në zgafellet e Stantrgut u shndërrua në një forcë nxitëse, apo një lokomotiv për të lëvizur më shpejt proceset pozitive për të mirën e popullit nga klasa intelektuale dhe akademike shqiptare, ta marrë udhëheqjen dhe jo të “ bëjnë sehir” në zyrat e tyre derisa maltretoheshin, vriteshin, dënoheshin e burgoseshin shqiptarët. Shembulli i grevistëve të Stantërgut është i pari në historinë ndërkombëtare që kishte të bënte me kërkesa politike, që ishin në të vërtetë kërkesa të dala nga goja e popullit të përvuajtur. Pra ky lloj veprimi e proteste të këtyre trimave minatorë asnjëherë nuk e kishte njohur bota demokratike, grevë kjo që tronditi themelet e ish- Jugosllavisë. Ishin 1300 minatorë që ishin ngujuar në horizontet e thella të

nëntokës së pasur të Trepçës për ta mbrojtur autonominë e Kosovës të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, që faktikisht Kosova ishte njësi konstituive e ish- Federatës Jugosllave, të cilën regjimi i Serbisë kishte përgatitur skenarin e shembjes së saj.

Zaten, ky zë i heronjve të nëntokës zgjoi ndërgjegjen e intelektualëve dhe menjëherë pas tradhtisë që ua bënë grevistëve pa ua plotësuar asnjë kërkesë  nga politikanë serb po besa edhe shqiptar, Jusuf Buxhovi me disa intelektual formoi Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilën e udhëhoqi me sukses Presidenti historik e shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova. Me formimin e këtij subjekti politik, klasa e re udhëheqëse kishte kërkesa edhe më të mëdha- shkëputjen nga ish- Jugosllavia. Greva e minatorëve lirshëm mund të thuhet se ishte ngjarja më e rëndësishme politike që kishte ndodhur në truallin kosovar dhe shi për këtë armiku serb tërbohej me përkrahjen dhe solidaritetin që kishte gjeturnë mesin e popullatës shqiptare. Nga kjo grevë iu zbulua fytyra e vërtetë antishqiptare e regjimit serb, që u manifestua dhe u shpërnda fuqishëm në të gjitha mediat botërore. Jehonë të madhe vetngujimi i minatorëve pati edhe në shtetin suedez. Kësaj jehone më shumë i ndihmoi greva e urisë që mbajtën azilkërkuesit shqiptar të kampit të Tyringut në lokalet e SHKSH “ Kosova në Malmo të këtij shteti skandinav, në shenjë solidariteti me minatorët e Trepçës.. Organizimin e kësaj proteste e bënë Hysen Ibrahimi, Ezdah Shehu dhe Zekë. Ishte hera e parë që televizioni shtetëror suedez të flas për shqiptarët, sidomos lidhur me kërkesat e tyre politike aq më parë kur dihet se raportet, marrëdhëniet e këtij shteti me atë ish- Jugosllav ishin të shkëlqyera. Mirëpo ishte gazetari Tonci Percan, me prejardhje nga Kroacia, që i dha publicitet të madh grevës së minatorëve dhe asaj të urisë të 54 bashkatdhetarëve tanë. Këta protestues dërguan letra edhe në adresë të qeverisë suedeze dhe të OKB-së,” tha ndër të tjera Hysen Ibrahimi.

Minatorët nuk ishin vetëm heronj të punës, ata ishin edhe heronj të kombit

Ndërkaq Fetah Bahtiri, Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, që kishte punuar në këtë gjigant kosovar,ndër të tjera tha se minatorët e Trepçës para 30 vjetësh tunden themelet e ish- Jugosllavisë dhe vendosen gurë të çmuar  në themelet e shtetit të ri që quhet Republika e Kosovës. Atëbotë punoja në Bankën Interne të këtij gjiganti Kosovar dhe i kam kujtimet e freskëta për shumë detaje rreth asaj greve, ecuritë, jehonën dhe domethënien e saj. Këta minatorë alarmuan dhe mahniten edhe opinionin ndërkombëtar sepse këta nuk bënë grevë për përmirësimin e kushteve të punës apo rritje të pagave, por greva e tyre u bë për t’i dalë krah vendit të tyre, me kërkesa krejtësisht politike dhe të pakontestueshme. Këtij veprimi ende të panjohur të këtë ndodhur në ndonjë shtet tjetër, e bënë të mundur organizatorët e kreut të Kombinatit, që ishin koka të mençura, që dijtën, munden dhe morën guxim aq trimërisht në mbrojtjen e atdheut dhe kombit. Këta ishin luanë të nëntokës, ishin luanë në atdhe, luanë mbetën edhe minatorët që erdhën në shtetin suedez, duke i shërbyer atdheut me përkushtim e devotshmëri. Përfundoi ai.

Rrahman Rrahmani, kryetar iShoqatës Kulturore Shqiptare “Nëna Terezë” nëÄngelholm, theksoi se ndihet i kënaqur që është prezent në këtë manifestim, ku janë prezent ky numër aq i madh bashkatdhetarësh, të cilët po dëshmojnë se sa ndiejnë respekt për një sakrificë sublime të bërë nga minatorët për komb e atdhe. Ai kërkoi të bëhet edhe më shumë në integrimin e shqiptarëve në shoqërinë suedeze si e vetmja alternativë për ët arritur suksese edhe më të mëdha në të gjitha fushat. Ne duhet të ndihemi krenar për të arriturat e fëmijëve tanë në shumë lëmi si dhe përfshirjen e tyre në aktivitet e shoqatave, ku me sukses po kultivohet kultura, historia, tradita dhe gjuha e ëmbël shqipe., përfundoi ky orator.

Adnan Dibrani, deputet i vetëm shqiptar në Parlamentin suedez, potencoi nevojën e një organizimi të mirëfilltë kur është fjala e zgjedhjeve parlamentare, sepse me pak mund do të mund të zgjedhen edhe më shumë deputet shqiptar në këtë organ ligjvënës. Edhe pse jam i ri kam njohuri për të gjitha ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në vendin tim. Kemi raste të mira për të arritur shumë vetëm nëse jemi të bashkuar, tha ndër të tjera deputeti shqiptar.

Bajram Muharremi,Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, për Suedi, pasi lexoi një poezi kushtuar  grevës së minatorëve, e pa të nevojshme që për këta heronj të nëntokës dhe familjeve të tyre të bëhet shumë më tepër se deri me tash sepse shumë sosh gjenden në gjendje të mjerueshme pa pasur kurrfarë kujdesi nga shteti. Nuk është mirë që vetëm në përvjetor të flitet për këtë grevë që la gjurmë të pashlyera në historinë më të re të Kosovës, por të veprohet konkretisht dhe t’iu dilet në

ndihmë atyre.

Avdi Rama, minator grevist, tha se 1300 minatorët e Trepçës të vetëngujuar në zgafellet e saj,   faktikisht përmbysen ish- Jugosllavinë.  Serbia nuk po mund të pajtohet me humbjen e Kosovës vetëm për shkak të pasurisë që ka Trepça dhe për asgjë tjetër. Këtë fakt ai e mbështeti  vetëm me dy fakte: për një vit nga xeheroret e Trepçës nxirreshin 238 kg ari të pastër dhe 600 mijë ton xehe.

Avni Ismaili, kryetar i QendrësKulturore Shqiptare “Dardania” nga Skene, pasi foli për rezultatet e kësaj shoqate, që ishin të mëdha, theksoi se minatorëve të Trepçës duhet t’iu përkulemi për jetë e mot për atë vepër aq të madhe që bënë për të mirën popullit dhe ardhmërisë më të mirë të gjeneratave të reja.

Adem Ahmeti, minator grevist, tha se gjithçka pozitive në Kosovë filloi pas grevës së minatorëve të Trepçës dhe se minatorët nuk ishin vetëm heronj të punës, por ata ishin dhe mbetën edhe heronj të kombit. Kërkoi që kujdesi ndaj tyre dhe familjeve të shtohet , sepse buka që ata e fituan ishte me shtatë kore.

Se sa e suksesshme dhe aktive është shoqata kulturore e sportive “Dardania” në Borås, u dëshmua me një program jashtëzakonisht të pasur kulturor që kishte përgatitur për këtë manifestim. U kënduan këngë, u recituan shumë poezi, vallëzuan bukur vajza, gra e burra. Interpretimi i këtij programi kulturor u përcoll me duartrokitje frenetike nga një numër i madh pjesëmarrësish.  Për nderë të pranishmëve u shtrua darkë solemne për të gjithë të pranishmit nga Shoqatat Kuturore Shqiptare “Dardania” nga Boråsi, kurse për nderë të grevës së mintaorëve të “Trepçës”, u shpërnda libri i titullur “Pëshpëritje e jetës në mërgim”, roman, autor Xhavit Çitaku, botues Shoqata e Shktimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, për të gjithë të pranishmit, i cili u mirëprit tej mase.