Ballina Aktualitet SHBA anulojnë disa ftesa për shtetasit e Kosovës

SHBA anulojnë disa ftesa për shtetasit e Kosovës

Në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar anulimin e ftesave për 14 pjesëmarrës nga Kosova në disa seminare që lidhen me sfidat e sigurisë transnacionale dhe rajonale.

Kjo shënon herën e dytë që Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë së Kosovës, për mos pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe. Hollësitë i sjell raporti i korrespondentes së Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca.