Ballina Aktualitet Jo hidrocentraleve duke shkatërrue bukuritë natyrore- Nga Adem LUSHAJ

Jo hidrocentraleve duke shkatërrue bukuritë natyrore- Nga Adem LUSHAJ

 

Ministria e mjedisit të ndaloi së shkatërruari mjedisin e bukur kosovar, për interesa të bizneseve, të individëve apo grupacioneve, me qëllime përfitimi të dëmshëm për qytetarët dhe mjedisin. Kjo Ministri, të merret me mbrojtjen e natyrës e jo kriminalitetin ndaj bukurive e Kosovës sonë. Ndoshta, me të drejtë mund të mendojmë se kjo Ministri, me dashje apo imponime…, është bërë pjesë e “krimit mjedisor”, duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve, e pa mundësinë për mbajtje nën kontroll të punimeve në realizim të projekteve. Ministria në fjalë, ta shkëpus bashkëpunimin e “Zi” me bizneset që pretendojnë të përfitojnë nga resurset natyrore, sikurse që po pretendojnë edhe në Grykën e Pejës. Shembulli më të keq të shkatërrimit të bukurive natyrore, e paraqesin investimet në Grykën e Deçanit, posaçërisht të ndërtimit të hidrocentraleve për interesa të Manastirit dhe individëve.