Ballina ED/OP Pasojat e sjelljes hipokrite ndaj studentëve dhe universiteteve- Nga Prof. Dr. Lush...

Pasojat e sjelljes hipokrite ndaj studentëve dhe universiteteve- Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ

Me daten 5 Prill 1967, At Pjeter Meshkalla i pati shruajtur nje leter Mehmet Shehut (ish Kryetar i Keshillit te Ministrave të asaj kohe, në të cilen i thoshte se: Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?. Pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem s’ka muejt me ba një propagandë ma anmiqsore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit”. Ndonëse e vonuar, protesta është dhe do të kujtohet gjatë si reagimi më i mirë, më jetik, më qytetërues, më demokratizues e më dobiprurës për universitetin, gjithë shoqërinë dhe politikën shqiptare. Studentët hyjnorë më në fund janë ngritur për tia shlyer borxhin shoqërisë dhe vendit të tyre. Ata janë pulsi i vetëm qytetërues, unifikues dhe europianizues që akoma ndihet në trupin e shqipërisë së keqadministruar e të përçarë si asnjëherë tjetër në krahina, klane, fise e mahalla mesjetare. Megjithatë, mungesa e theksuar e përvojës politike dhe meritokracisë institucionale e shtetërore bëri që edhe ndajë kësaj proteste të përdorej dredhia duke ndezur mënjeherë motorrët e manipulimit, presionit, korruptimit, përçarjes dhe intimidimit me qëllim shuarjen dhe degradimin e sajë në sherrnajë e në lojë të interesave të vogla e pa asnjë rëndësi për fatet e shoqërisë shqiptare. Askujt nuk ja kishte marrë mendja që studentët hyjnorë të shqipërisë do të rezistonin 40 ditë rreshtë në një protestë shëmbullore, por për fatin e keq të braktisur nga profesorët e universiteteve që kaluan kohën me kafene e duke u shtirur sikur po bënin mësim me 2-3 veta. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që pjesa më e madhe e pedagogëve të qëndronte larg studentëve të tyre, për më keq një pjesë e tyre bënte edhe shantazh duke bërë sikur po merrnin mungesat, sikur do i ngelnin në klasë apo sikur do t’i detyronin studentët e protestës që të përserisnin vitin shkollor. Askujtë nga këta kolegë nuk i ka qarë ndonjëherë shpirti për të bërë mësim. Përkundrazi ata vepruan dhe realizuan porosinë degraduese të partisë, sipas të cilës duhet me ba mësim edhe me një apo dy studentë. Kështu u vendos partia mbi shkollen, partia mbi kombin, mbi studentët, etj, një përvojë e njohur e modelit të dështuar komunist. Hipokrizia administrative e politike me studentët është një sjellje e gabuar dhe me pasoja të renda për shkollën dhe për stabilitetin shoqëror e politik të vendit. Studentët hyjnorë, me një sjellje dhe korrektesë të admirueshme, shtruan përpara administratës dhe politikës së vendit 8 kerkesat e tyre bazike e lehtësishtë të realizueshme. Të gjitha institucionet ju dhanë të drejtë studentëve, madje kryeministri i vendit, pas një debati që zhvilloj nepër universitete premtoj publikishtë pranimin dhe zgjidhjen totale të kerkesave të tyre. Por e gjithë kjo duket që po përfundon në një demagogji e hipokrizi që vetëm sa do ta shtojë edhe më shumë revoltën studentore dhe atë popullore ndajë ligësisë, mashtrimit, abuzivizmit dhe sjelljes hipokrite të administratës dhe gjithë establishmentit aktual të shtetit dhe politikës. Për politikanët mediokër duket që është me interes vetem krijimi i një brezi të manipulueshëm e injorantë, krijimi i një rinie studentore pa ideale dhe pa reagim qytetarë. Krijimi i një mjedisi universitarë gojëkyçur e propagandistik e që i nënshtrohet gjysëmanalfabetëve dhe sjelljeve antiligjore e antikombëtare të klaneve politike e kriminale. Për politikën dhe klanet nepotike të universiteteve, duket se ka rendësi vetëm krijimi i një mjedisi universitarë e shoqëror pa vlera, pa kohezion shoqëror e politik, pa integritet moral e profesional e mbi të gjitha krijimi i një mjedisi universitarë pa solidaritet e të përçarë në fraksione e klane që godasin pa mëshirë ekonominë dhe të ardhmën e rinisë e të shtetit shqiptarë. Propaganda përçarëse, përgojuese, terrorizuese e denigruese arriti deri në atë pikë sa u arrit edhe hedhja e studentëve kundër njëri tjetrit. Në vend të solidaritetit, shteti nxiti përplasjen midis studentëve.

Megjithatë reagimi europianizues, reformues dhe zhvillimor i studentëve dhe rinisë shqiptare nuk mund të ndalet më. Fryma e kësaj proteste studentore nuk mund të mbyllet më në sirtaret dhe as në programet e interesave të vogla të katundit apo mahallës. Fryma e protestes studentore e ka arritur zgjimin dhe ndryshimin e thellë të shoqërisë dhe të gjithë politikës shqiptare. Falë kësaj fryme, universitetet, shkolla, shoqëria dhe e gjithë Shqipëria nuk janë më si më parë. Kudo ka më shumë reagim shoqëror, ka më pak arrogancë, ka më shumë kundërshti dhe shpërfillje ndajë demagogjisë, mashtrimit, abuzivizmit dhe hipokrizisë. Më mirë se asnjëherë tjetër, në këtë protestë studentore doli përseri në pah mungesa reale e reformimit dhe e qarkullimit të elitave. Doli në pah mungesa reale e dekomunistizimit ideologjik të institucioneve, sidomos të universiteteve. Pati shumë pedagogë që hiqeshin sikur po bënin mësim me një apo dy studentë. Ishte një hipokrizi e thellë sa për të mbuluar urdhërat partiakë të dhënë për defaktorizimin dhe kapjen e protestës studentore. Heshtja e pedagogeve dhe mungesa e reagimit dhe e rreshtimit të hapur të tyre përkrah studentëve, si dhe përdorimi i disave prej tyre për të shuar e përçarë protesten, i ka shkaktuar një të keqe të madhe universitetit dhe gjithë shoqërisë Shqipëtare. Hipokrizia me studentët dhe kerkesat e tyre është gafa dhe goditja më e madhe që i bëhët universitetit dhe stabilitetit shoqëror të vendit. Hipokrizia qëndron në faktin se, ndonëse thuhet se u pergjysmuan tarifat prej 32000 lekësh të bachelorit, akoma nuk janë përgjysmuar ato që rendojnë me shumë e që janë tarifat e masterit me një vlerë që luhatët nga 150000-200000 lekë, ose 5-7 herë më të larta. Sistemi arsimor është një dhe duhet të trajtohet ashtu siç është, i plotë dhe me të dyja nivelet e studimit. Pavarësishtë nga ajo që thuhet tek pakti për universitetin, përseri nuk u lejua që të fillojë demokratizimimi i universiteteve duke rritur, e pse jo edhe duke shtuar deri në 50% voten e studenteve. Kjo ka ndodhur jo për shkak të mungesës së nevojes dhe të mundësive, por për arsye se klanet nepotike dhe abuziviste të universiteteve e kuptojnë mirë së një reform e tillë në sistemin zgjedhorë dhe në bordet administrative do të ishte fundi i sundimit mediokër të tyre. Vota e pamanipuluar e studentëve do të prevalonte në masë të madhe mbi voten e familjeve nepotike e abuziviste që zgjedhin, riciklojnë dhe përcjellin njëra tjetren në çdo katër vjetë. Klanet nepotike po luftojnë me të gjitha mjetet që të ruajnë sundimin dhe përfitimet e tyre të paligjshme nga investimet, emërimet, projektet, doktoraturat dhe benefitet e tjera që burojnë nga universitetetet. Një tjetër hipokrizi është ajo që ka të bëjë me paisjen me karten e studentit për të cilen nuk ka asnjë shans që të mund të përfundohet në kohë nga kjo kastë abuziviste që ka akupuar e bllokuar mekanizmat e sistemit aktual të pushtetit lokal e qëndror të trajtimit të studentëve. Kështu mund të vazhdohet edhe me sjelljen hipokrite ndajë kerkesave të të tjera të studentëve të cilat nuk po gjejnë zbatim në asnjë prej institucioneve dhe hallkave që premton demagogjia sofiste për universitetin. Pavarësishtë nga ajo që shkruhet në pakt, nuk ka asgjë të re në drejtim të rritjes së buxhetit për arsimin, vazhdon konspiracioni dhe mungesa e transparencës mbi investimet, produktin e projekteve, doktoraturat, rekrutimet nepotike, shpenzimet administrative, etj. E gjithë këtë hipokrizi të panevojshme e të demshme po përpiqën që ta mbulojnë duke e spostuar vëmendjen tek një problem shume i vogel, pothuajese i paqenë që lidhet me të ashtuquajturat plagjatura dhe VKM-të, marksiste të dala pa kuptim dhe pa asnjë lidhje me situatën në universitete. Sipas Karl Marksit, kapitalizmi është anarki e drejtuar me ligje njerëzore. Edhe VKM numër 777, 781 dhe 783 të datës 26 Dhjetor 2018, nuk përbëjnë asgjë më tepër se një përpjekje merksiste për kaos dhe tymnajë në shërbim të zgjatjes së abuzivizmit dhe sundimit nepotik të universiteteve. Në të vërtetë të gjitha këto vendime dhe rregullore çoroditëse synojnë që të spostojnë debatin dhe vemendjen nga problemet themelore si programet mësimore të shkatërruara, vendimarrjet dhe qarkullimet nepotike të drejtuesve të universiteteve tek të ashtuquajturat plagjatura, tek sofizmi rreth transparencës e deri tek kodi i etikes që nuk përbën ndonjë problem sa për të nxjerrë një VKM. Në këtë mënyrë klanet sofiste të administratës dhe politikës po merren me pasojat dhe jo me burimin e problemit, ata po tentojnë që të shmangin problemin real që ka të bëjë me ndërhyrjen ligjore që duhet të ishte bërë që në vitet 2002-2013 kur është shkelur me të dyja këmbet ligji për programet mësimore, kurikulat, doktoraturat dhe masterat. Shkelja e hapur e ligjit rezulton që të jetë bërë vetëm për të siguruar sundimin dhe pushtetin nepotik që po i merr frymën universiteteve dhe të gjitha institucioneve kulturore dhe akademike të vendit. Në fakt është vepruar ndryshe, shumica e atyre që arritën mesataren mbi 8, qëllimishtë janë anashkaluar, merzitur dhe larguar në emigracion. Kjo është bërë përmes konspiracionit dhe gares së paracaktuar ku përfituesit, gjithnjë kanë qënë dhe vazhdojnë që të jenë njerëz të klaneve nepotike, njerëz pa mesataren e duhur e që janë bërë doktorra shkencash në kundërshtim të hapur me ligjet. Këto përsonazhe nuk janë asgjë më tepër se sa gozhdat e ndryshkura të ngulura thellë në trupin e administratës dhe të institucioneve të arsimit e të shkencës shqiptare. Kjo shkelje e rëndë e ligjit është lehtësishtë e verifikueshme dhe e mundur për t’u korrigjuar pa patur nevojë për të krijuar mjergullnajë me VKM të pazbatueshme. Sjellja hipokrite ndajë studentëve dhe universiteteve është turpëruese dhe antishqiptare.