E përditshmja spanjolle ka publikuar arsyet që kanë penguar transferimin e Karim Benzema te Barcelona në 2008-ën. Sipas “Marca”, Txiki Begiristain, drejtori teknik i katalanasve në atë kohë, ka shkuar në Lion, ish-skuadra e sulmuesit francez, për t’u takuar personalisht me lojtarin.
Dhe ky ka qenë momenti kur Barcelona ka vendosur të tërhiqet: Begiristain, në fakt, nuk është bindur nga disa gjëra. Kryesisht nga qëndrimi i lojtarit, i cili nuk e shikoi asnjëherë në sy gjatë takimeve, por edhe miqësitë e Benzema jashtë fushës, që janë konsideruar të papërshtatshme.
Këto arsye kanë bërë që operacioni të dështojë, me sulmuesin që është transferuar te Real Madrid vitin pasues.