Vershimi i motrave dhe vellezerve tane te nje gjaku e gjuhe ne fundshekullin qe iku, drejt qytetit tone te bukur, qytet i krijuar ne vitin 1952, per inerci politike me shume se sa per arsye gjeografike, kishte shqetesuar dhe njeheresh, kishte mobilizuar te madh e te vogel per ti pritur denjesisht e me dashuri jo vetem kombetare ne baze te traditave te mocme, por edhe per tua larguar sa me fort nga shpirti i tyre, tronditjen e madhe psikologjike nga “shoku” tragjik i imponuar prej pushtuesve serb. Nuk mbeti familje pa marre familje te ardhura. Qytetit brenda nates iu trefishuan banoret. Degjoheshin te qara, klithma, fjale shprese, mallkime, te qeshura njomzakesh qe nuk arrinin te matnin sa e si duhet se cfare i kishte gjetur. Degjoheshin fjale mikpritjeje te tilla, sikur buronin nga fjaloret me te arte e me te vjeter te shqipes. Makinat leviznin papushim drejt kufirit gjarper qe kish ndare trojet qysh ne veren e vitit 1913, per te sjelle te tjera familje. Gazetare nga krejt bota intervistonin, raportonin, gjykonin te hutuar ne menyren me te pabesueshme nga ato qe po perjetonin ne qytetin heroik 11.000 banoresh, qe papritur, i kaloi te 33.000 banoret dhe gazetaret, sa nuk trulloheshin kur verifikonin qe vendasit me te ardhurit, merreshin vesh mrekullisht per cdo detaj…Ne malet rrotull kishte plasur lufta. Spitali i qytetit mjekonte cdo dite te plagosur. Banoret te bere njesh, percillnin me lot te renet ne varrezat e qytetit. Lule, betime, amanete, kurajo, te rinj qe niseshin ne front…
Nje darke vone, afer elektrikut tek po dilja nga turni, fiks para deres se turizmit frenoi eger nje veture tip tanksi. Zbriten prej saj tre trima, djem te rinj, te sterlodhur. Ne rrobat e tyre, nga neonet vezllonte gjak dhe pluhur. Pane brenda xhameve te turizmit dhe u kthyen vrullshem drejt makines gjysemtank. Qenka mbyll thane me nje ze. Mbaruam…Instikti i situates ne qytet, jo trimeria ime, me beri t’u flas. Hapa deren ne krah te shoferit dhe u thashe dy te tjereve uluni mbrapa. Vetem me pane unshem. Ec i thashe shoferit, t’ju coj diku tjeter se turizmi ka mbi 300 veta gra e femije qe po i mban dhe mund te jene ne gjume. Nuk folen. Shoferit i rane ne timon lotet. U mundua ti fshinte por u “tradhetua” nga nje psheretime e dhimbshme. Qendroni, fola, a thua se isha komandanti i tyre.
U afruam te nje lokal ku ishte kuzhiniere nje shoqe femijerie, por e kote. Ora kish kaluar 23 dhe ata me nje goje thane te ekim me mire dhe me falenderuan. Ec ketej poshte, urdherova prap, mos e zgjatni se nuk ju vonoj. Heshten derisa arritem te drita e ndezur e katit te pare ku banoja. Parko aty fola. Pane nga pallati dhe asnjeri nuk hapi dyert. Zbrita vete dhe me guxim dhashe urdherin e trete te asaj mbremjeje: Zbritni per nje minute! Fike makinen! Ejani pas meje! U nisa drejt hyrjes si trim. U degjuan krismat e dyerve te makines. Gruaja hapi deren me mendimin mos me solli urgjenca, por per fatin tim te mire e kuptoi ne sekonde situaten dhe foli si ne fjaloret qe permenda me lart: Mire se erdhet more djem, ju rujt zoti!
Dy prej luftetareve i ngulen syte te librat e shumta ne biblioteke dhe i preken me dashuri.
-Studente? i pyeta.
Po, folen njeheresh.
Urdheroni te hame dicka.
U freskuan te tre ngutshem dhe sa hap e mbyll syte gruaja kishte shpejtuar me cfare na ndodhej te shtronte tavolinen. U ndjeva teper krenar kur pashe ne pjata mish. Ju befte mire vellezer!
Kryen ngrenien gati pa fjale. I pyeta nga jane, sa vjec ishin, c’thote lufta. Fola per hartat, diplomacite, rastet e humbura historike e plot te tjera si nje llafazan i patriotizmit te rralle.
Me degjonin me kenaqesi, por dallohej se mendjen e kishin diku tjeter.
Zoti ta shtofte bereqetin foli shoferi. Emrin tend nuk na e the, tha tjetri dhe u ngriten pa zhurme.
Nderime per ju more bij u thashe. Emrin nuk e kam ndermend t’ua jap pasi, kjo rastesi nuk meriton aq lavdi sa po gjykoni ju. Qofshi te nderuar e dalshi fitimtar! Do zoti e bashkohemi nje dite!
U dhurova dy libra dhe i percolla deri te makina-tank…
Tani vella, prit vetem lajme te mira prej nesh qeshi njeri. Iken drejt Koshares.
Une u ula prane gruas si te isha Azem Galica! Asaj iu mbushen syte perseri me lot.
Pse po qan, mire i pritem. Shyqyr qe kembengula se asnje lokal nuk ishte hapur. Gabova qe nuk u dhashe ushqime me vete, na hutove me konferencat tua, gjynah per ta, per nenat e veta…Ti vetem te flasesh di, ata…dhe heshti si te kish percjellur djemte tane ne lufte.
Pas vitesh, kur degjoja per listat e veteraneve qe shtoheshin e shtoheshin, trishtohesha pa mase tek shihja emra qe ne ate kohe ishin jashte, apo fshiheshin per t’iu shmangur luftes dhe “trimerine” time me vinte turp t’ia shpjegoja edhe nje femije, pasi brez pas brezi buka e dhanme kishte qene gjeja me tipike per cdo shqiptar! Kurse pjesmarrja ne lufte, he?!
Edhe sot qesh gruaja me mua…Sa mire qe nuk ua the emrin ate nate, me thote se, kushedi, emri yt mund te ishte ne lista si veteran lufte, e cdo muaj do merrje nga 180 euro…per tri pjata gjelle ne mesnate! Turp! Sa bukur qe na qelluan i them. I pata gatuar per 15 vjetorin e fejeses tone, buzeqesh dhe me permend ish komshiun tone qe kishte lindur me 1940-ten e deklaronte me mburrje se, kam qene partizan deri…me 1945!
Bajram Curri,11.08.2009.(ajb)