Ballina Kryesore LIS MALËSIE – Nga Bardh M. Nengurra

LIS MALËSIE – Nga Bardh M. Nengurra

(Kushtue poetit shtatkreshnik të Malësisë së Gjakovës
Bacës Shaban Bali Nokshiqi)

Nuk di kur me dukesh ma kreshnik
o
burri i Malësisë!
Kur me peshen e nji shekulli jetë
Bart lehtësisht histori vujtjesh
Dhe gjithmonë mban shtatin drejtë
Po si shtizë
flamuri pa u përkulë kurrë
Apo kur të sho
h në këtë fotografi ulun,
me buzëqeshjen shenjtnore
Kur çmall
esh me ajrin e pastër
Te Malësisë tande…

Vërtetë me ven në siklet Baca Shaban
Sepse sado q
ë zemra dikton vargje
unë ato nuk di ti shkruej, kam drojë
se vogëlsia ime nuk din të flasë
për nji Malësor, p
ër nji burrë të Atdheut
per nji Lis
,që s`ka stuhi që ja lekund shtatin

O Shaban Balia, po ku je o burrë
Pse nuk po qet
ësohesh asnjiherë
Por je gjithmonë mes nesh,
Mes familjarve e miqve,
i fortë si gur
graniti
Qe si duket e bart
ën të parët e tu
atje nga ku
ty të dhemb shpirti
nga Nokshiqi i rranjve tua

Po ai rrip që ta shtërngon belin,
këtu e 74 vite

A ta hjek mallin e vëllaut

Qe jeten ja fali Dardanisë,
tu ra prè
e mortajës së sllavit
E Ti Bacë Shaban me the se kurrë
se ke hjek nga beli
sepse e ndjen si p
ërqafim nga vllau

Dhe ato vargje tuat që janë perla
p
ërplot lirikë e art 
Ku po i gjen o Shaban Nokshiqi

Ç`budalla që jam unë me pyetjen

Po kush ka gjeografinë
Ma të gjanë se Ti o
bac
Nga Nokshiqi nëp
ër Tropojë
tutje në Dardani e deri te Molla e Kuqe
Vargëzon kandsh
ëm muza e jote
Gjithmonë p
ër Atdhe
Vargu
jot forcon zemrat e Luftëtarve

jep kurajo
pasardh
ësve

se neve kemi
nji Atdhe që quhet SHQIPNI

   

14.1 0. 2017