Ballina Bota Kinë/ Reduktohet sasia e sheqerit në ushqimin dhe pijet që ofrohen për...

Kinë/ Reduktohet sasia e sheqerit në ushqimin dhe pijet që ofrohen për nxënësit e shkollave fillore

Në ushqimin dhe pijet që ofrohen për nxënësit e shkollave fillore në Kinë, sasia e sheqerit do të reduktohet.

Komisioni Kombëtar Kinez, në kuadër të “Planit aksional për gojë të shëndetshme 2019-2025”, do të kufizojë sasinë e sheqerit në ushqim dhe pije në kantinat shkollore, për të mbrojtur gojën dhe dhëmbët e fëmijëve.

Në mbarë vendin do të inkurajohet për të reduktuar marrjen e sheqerit ose konsumin e produkteve pa sheqer.

Masat e marra duhet deri në vitin 2025, të reduktojnë ndjeshëm problemet kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve të fëmijëve nën moshën 12 vjeçare.