kur në shekullin e qorrtë,
na patën dënue me ndarje,
e jo për faj tonë?
Nishanxhi të mdhenj qëlluen,
ná ranë mu në loçkë.
Prej mungesës tande m’pat mbetë nji i ftoftë ma tepër,
nji krye i kthyem e sytë me gjak se s’mujsha me lotue askund për ty,
sall ofshava nën zá robninë tonë.
Qava e s’të erdh’ vaji jem,as lutjet e mia.
Me net’ të tana ja kam lut mortjen vetes.
Ta kqyrsha vdekjen
e deksha vetë përditë.
Sot vi te ti e veshun pranverë
pi nji gllenjkë prej gjinit tánd
të dyja bashkë çojmë shkámin n’cep të synit,
bashkojmë Urën e Shenjtë me mitin e Rozafës,
ndezim qirinjtë e shpresës,
s’jetojmë me fatin në grushtin e askujt
Hej Kosovë e Bukura e Dheut!
A hiç nuk e ndin dashninë téme?
Sot nji lutje kam për ty:
Duaje veten e má ke kthye dashninë 100- fish!
Dielli ka me m’dal në krahnor
Kostandinët prap’ kanë me e mbajt besën
s’bashku ja bajmë funeralin tradhëtisë,
s’bashku i ngjitena malit pá qá se asht i naltë?
Hej Kosovë e Bukura e Dheut! – Nga Elida RUSTA, poete, Shkodër
A t’kujtohet Kosovë,