Ballina Kulturë GËZUAR KOSOVË!- Nga Zyra AHMETAJ – Tropojë

GËZUAR KOSOVË!- Nga Zyra AHMETAJ – Tropojë

Krah’ i Shqipes, Dardani,
o kështjellë, plot përmendore,
hidhe vallen në liri,
vëllezërishtë; dorë për dore!

Të buzëqesh, bukur e ardhmja,
me buzëqeshje ninullore;
bleron nga duart e arta,
si degë lisi, shekullorë.

Flamujtë valviten krenarë:
-I kaltri-qiell pamvarsie.
-I shenjti, flamur kombëtarë,
përskuqur me gjak trimërie.

Gumëzhijnë shkollat si bletë,
përhap rreze, dielli i dijes.
Mjaltëron gjuha e shenjtë;
e pavdekshmja, Gjuhë e Shqipes.

Ulim miqtë në krye të sofrës,
miqtë e mëdhenj dhe të vertetë,
Me fuqi i tregojmë botës:
-Lirin e kemi të shenjtë.

Përqafohemi vëllezërishtë,
hedhim valle me shqiponjat;
Rrahin zemrat përjetsishtë:
-Këto troje i kemi tonat.