Nga viti në vit ka arritje të grupeve dhe ansambleve artistike shqiptare në Zvicër. Kjo u dëshmua edhe më datën 9 Shkurt 2019 në lokalitetin Mönchaltorf të kantonit të Cyrihu, kur në skenë doli SH.K.A. Rilindja” nga Winterthuri, e cila në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore shqiptare “Atdheu”, si nikoqire dolën me një program të përbashkët.
Me këtë rast po jap disa foto dhe sekuenca xhirimesh nga vallet SH.K.A. Rilindja” nga Winterthuri, e cila vërtetë la mbresa të veçanta tek publiku artdashës, sidomos me grupin e valleve, përplotë kreacion e elegancë, përbërë kryesisht nga vajza tejet të talentuara, por edhe grupi i instrumentistëve, që është ndër më të kompletuarit nga radhët e trupave artistike shqiptare në Zvicëdr dhe me një përvojë pak sa më të gjatë në skenë.
Përndryshe SH.K.A. Rilindja” nga Winterthuri, hynë në radhën e grupeve të reja artistike në Zvicër e që udhëhiqet nga Gëzim Kasumaj, por që ka krijuar një fizionomi mbresëlënëse si për kah numri anëtarëve ashtu edhe cilësia e programeve në rritje nga viti në vit.