Ballina Aktualitet Edhe një goditje për Serbinë nga Amerika: Ja çka i kërkon Pompeo...

Edhe një goditje për Serbinë nga Amerika: Ja çka i kërkon Pompeo për Kosovën

“Normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, me njohje të ndërsjellë është çështje kyçe e integrimit perëndimor të Serbisë”, ka thënë sekretari amerikan shtetëror Mike Pompeo në urimin që i ka dërguar qytetarëve të Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë.

Në urimin e publikuar nga Departmenti i Shtetit, Pompeo ka theksuar se “ShBA mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes për Serbinë në integrimet perëndimore evropiane”, përcjell Bota sot.

“Normalizimi i raporteve me Kosovën, me njohje të ndërsjellë si bazë, është kyçe për arritjen e atij qëllimi”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se është e nevojshme “trimëri dhe udhëheqje që të arrihet presporitet i Serbisë për gjeneratat e ardhshme” dhe të sigurohet që Serbia “ të arrijë potencialin e saj të plotë”.

“Në ditën e juaj festive, mendojmë në miqësinë e fuqishme historike të popujve tanë dhe shikojmë përpara në ndërtimin e raporteve të thella bilaterale të vendeve tona”, ka shtuar Pompeo në urimin që ka dërguar në emër të qeverisë dhe qytetarëve të ShBA-ve./BS