Kishte me qenë mirë që unë si mergimtar me ba sehirë nga distanca dhe mos me qa kokën se çka ndodhë në vendlindje.
Por perqudi kjo asht e pamundun dhe andaj po e them opinionin tim per situatën në të cilen asht momentalisht Atdheu, situatë kjo që hiq ma larg se para dy viteve ishte shumë ma e mirë dhe ma stabile, ndersa sot asht buzë shtetrrenimit dhe po ndodhi kjo dihet çka pason pastaj.
Që nga koha kur Kosova ishte e okupueme nga pushteti fashist serb i Millosheviqit grupe të LPK-së nga mergimi dhe nga permbrenda Kosovës u organizuen dhe vendosen me veprue në dy drejtime. 1. Me çdo kusht me denigrue institucionalizmin shtetnor që tashma kishte Kosova nen perkujdesjen e LDK-së dhe liderit gjithkombëtar Dr. Ibrahim Rugova dhe 2. Me çdo kusht me arritë fazen finale që nji ditë enverostalinistët e LPK-së me e marr pushtetin në Kosovë.
Denigrimet kunder LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës ishin të paskrupullta dhe ato baheshin herë tinza e herë ashiqare. Shumë të ashtuqujtun ish të burgosun politik me bindje enveriste deri në ekstrem për ta marr kalanë nga mbrenda u futen në strukturat e LDK-së ndersa nga mergimi degët dhe shoqatat e LPK-së enverostaliniste sa mujshin leshonin pamflete dhe parolla me shpifje e rrena kunder LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës.
Me nji fjalë lufta e shpallun nga strukturat enverostaliniste të LPK-së ishte luftë per pushtet kunder LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës.
Sa ishte në jetë Dr. Ibrahim Rugova këta enverista nuk kishin mundësi ti afrohen as me i marr erë pushtetit, por pasi Rugova ndërrojë jetë pushteti definitivisht ra në duert e enveristave të LPK-së tash të ristrukturuem në partitë politike: PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE, AKR, PARTIJA SOCIALDEMOKRATE E KOSOVÊS , Levizja VETVENDOSJE dhe ma herët partia ORA e cila u shkatrrue pas disa viteve. Pra të gjitha këto parti politike u formuen me nji qellim të vetem per ta marr pushtetin nga LDK-ja dhe per ta pas pastaj punën e lehtë me e shantazhue sicilin individ apo shtetas të Kosovës, per ta sulmue e denigrue LDK-në dhe lideret e sajë të Gjallë e edhe të vdekur, dhe pasi ta marrin pushtetin me u ba oligark per veti dhe njerzit e klaneve të veta ndersa shtetndertimin dhe zhvillimin me e lanë si ma keq.
Nuk po flas per të kaluemen jo të largët sado që ajo asht e lidhun ngusht me të tashmen e me situaten që asht Kosova. Do përqendrohem te pushtetaret e sotshem aktual të Kosovës, do flas per tri institucionet , apo tri shtyllat e shtetit tonë. Presidenti Hashim Thaçi erdhi në pushtet me nji milion poshtërsi dhe dallavere , me tradhëti e veprime mafioze e kriminele. Ai paturpsishtë e shkeli marrveshtjen e Koalicionit PDK-LDK dhe pasi LDK dhe lideri i sajë mbajti fjalën dhe kontraten e marrveshtjes per koalicion pushteti dhe e votojë Hashimin per President, Hashimi urdhnojë PDK-në me e prish koalicionin. Kjo tradhëti e Hashim Thacit solli te shumë veprime të pastajme që damtuen randë shtetin tonë e edhe LDK-në dhe në veçanti liderin e sajë Akademik Isa Mustafën. Nji pjesë e madhe e votuesve të LDK-së kan devijue dhe e akuzojnë e shpesh edhe e ofendojnë Kryetarin e LDK-së Akademikun Isa Mustafa tue e akuzue si fajtorin e vetëm pse Hashim Thaçi u ba President i Kosovës. Ndersa të gjitha partitë tjera që i dolen në krah PDK-së kur kjo tradhëtojë marrveshtjen e Koalicionit qeverisës sot ja mbajnë si refren te veshet LDK-së se kjo e paska fajin pse Hashimi asht president i Kosovës.
Lojna tipike enverostaliniste të kopilave të ish odbornikve e posllanikve ( këshilltarve komunal e deputetve shtetnor , qellimisht e shkrova në serbokroatishte ) të ish sistemit komunist të ish Jugosllavisë Federative.
Sot pushtetin, por edhe fatin per ardhmeninë e Kosovës e kan në dorë Drenica dhe Dukagjini. Dhe këto dy regjione të Kosovës kan disa djem që qe dy dekada na kan mbushë koken me fantazmat dhe rrenat e tyne si luftëtar, si Komandanta e si Gjenerala dhe per fat të keq rrenat e trillueme per luftat ineksistente të tyne populli i ka gëlltitë në fillim dhe tash vetë populli po i beson ato rrena dhe ato trillime.
Sot Kosova duket si nji Arenë Sportive ku duelin e zhvillojnë dy ekipe kundershtarësh. Mu nga Norvegjia më duket si Arenë ku kan ngatrrue brinat Buajt e Drenicës me Tareqët e Dukagjinit. Sado që këta mesveti jan pakt dhe janë nji strukturë e vetme në opinion veprojnë si kundershtar dhe populli po ban sehirë pa ndermarr asnji veprim.
Mjerishtë populli per të saten here po deshmonë se asht popull mjeran, injorant dhe i padinjitet. Se asht popull frigacak, servil dhe me aspak atdhe dashni. Popull qe tradhton vetveten per 20 euro. Qe shet votat e veta per nji drekë apo darkë.
Unë po habitem se si shkruejn disa individ se si popullata e Kosovës asht nda në dy tabore. Njena e ka shpall Hashim Thaçin tradhëtar të Kosovës e tjetra e ka shpall Ramush Haradinaj Hero i Kosovës. Po quditem se si ata që e shpallen kaq shpejt trim e Atdhetar Ramush Haradinaj pse ky bani nji veprim që asht vertetë i drejtë dhe shumë i vonuem bile, pra pse vuni taksen 100% per mallnat serbe dhe boshnjake , po harrojnë poshtersitë dhe tradhëtitë qe i ka ba Ramush Haradinaj prej se mori me dhunë pushtetin.
Ramush Haradinaj pushtetin e mori me dhunë sepse ky në pushtet erdhi me protesta të dhunshme, me veprime të dhunshme në kontinuitet bashk me Levizjen Vetvendosje dhe NISMA per gjatë tanë kohës sa pushteti ekzekutiv ishte në dorën e LDK-së dhe Kryeministrit Akademik Isa Mustafa. Ramush Haradinaj thojke se vdes per Qakorr dhe Kullë ndersa posa mori pushtetin ai e votojë dhe e kalojë ligjin per Demarkimin me Malin e Zi. Kjo asht tradhëti kombëtare nga Ramushi. Dhe këtu per ta kamuflue veprimin e tradhëtisë dhe per ta mashtrue popullin Ramushi u ndihmue nga shefi i vetë, nga Hashim Thaçi i cili shkoj ne nji takim me Presidentin Gjukanoviq në Podgoricë dhe kur u këthye leshoj rrenen se ka marr premtime se kur bahet në teren demarkimi me Malin e Zi do permirsohet viaj kufitare dhe se Qakorri e Kulla do jen pikat kufitare. Populli e harrojë këtë tradhëti të Ramushit dhe tash pasi vuri taksen 100% po e quen trim Hero.
Ramush Haradinaj filloj pushtetin me hajni. Ky ju fali Ambalazhistve të shisheve të ujit 67 milion euro. Pra parat që në forma haraqi jua ka marr derisa nuk erdhi në pushtet tash jua këtheu, por nga kasa e buxhetit të shtetit. Edhe këtë veprim hajnije e harrojë populli dhe e ngritë në nivel heroi Ramushin pas vuni taksen Serbisë.
Hajnin e vajzhdojë tutje kryeministri i Kosovës. Borqin prej 15 milion eurove qe qeverija e Isa Mustafës e kishte lan pa pague per kompaninë turke BERTEL ENKA, Ramushi e rritë në 54 milion dhe perkunder kundershtimeve të subjekteve politike të Kosovës ky i mori nga Buxheti i shtetit 54 milion dhe vetem ai e din se çka ka ba me ato 39 miliona euro pasi i ka pague 15 milion te Bertel Enka turke. Edhe këtë hajni të Ramushit e harroj populli mjeran pasi ju vu taksa Serbisë, Ramushin po e shofin si hero.
Ramushi vazhdojë me vjedhje dhe poshtersi tjera. Formojë qeverinë tue emnue minister nji kriminel serb që nga populli shqiptar i lagjes Dardania të Prishtinës asht akuzue se gjatë luftës i ka maltretue ata. Ramushi që bashk me Albin Kurtin nxjerrshin rininë rrugëve dhe me gurë ju qajshin kokat policve të Kosovës vetem pse Ministri serb Jabllanoviq në Qeverinë e Isa Mustafës ofendojë gratë e Gjakovës tash Ramushi vet emnon minister nji kriminel lufte serb. Pse o popull po e harron këtë veprim të Ramushit? Çka jua verbojë sytë taksa 100% per mallnat serbe.
Ramushi qe akuzojke qeverinë e Isa Mustafës pse ka numer të madh ministrash dhe zavendësministrash, kur mori pushtetin Ramushi e bani qeverinë me numer dyfish ma shumë të ministrave dhe katerfish ma shumë të zavendësministrave. Pagat e ketyne parazitve duhet me i pague me parat tueja o popull andaj hapni syt e shifni se kush asht ky njeri që vuni taksen 100% Serbisë.
Ramush Haradinaj vazhdojë me vjedhjen e parasë publike , me paranë e buxhetit të Shtetit. Ai ngriti pagen per veti 100% ma shumë se sa e kishte Isa Mustafa kur ish Kryeministër i Kosovës. Pse po e harron o popull këtë veprim cubnije të pushtetarit tuej?!
Ramushi ndau para nga kasa e shtetit per raste private. I dha para Isa Mustafës me pague sherimin në Gjermani. Dy vite ka ba çmos me e hjek nga pushteti dhe edhe fizikisht e ka sulmue , e ka sha e cka si ka thanë e tash ndan para per te?! Pse o popull po e harron këtë veprim të mjer servil te Ramush Haradinajt?
Ramushi edhe tash ndau 15.000 euro per familjen e Arian Dacit. Ndersa në Smrekovicë të Vushtrrihut i varferi detyrohet me e shitë viqin e vetem që kishte per me varros nanën e vetë. A meriton respekt Ramushi prej jush o popull kur ban veprime të tilla të paskrupullta tue perdor e keqperdor parat e buxhetit të shtetit per teket e veta.
Unë ka mbi nji muej qe percjell se çka po shkruejn qytetaret në mjetet e internetit dhe në portale. Nuk po mundem me besue se si disa aktivista të 3 dekadave të LDK-së mbrenda nate harruen të gjitha hajnitë, poshtersitë, tradhëtitë e të tjera ligsi të Ramush Haradinajt dhe po i ngrisin lavde në komente të shumta në portale. Me vjen shumë keq kur shof se si edhe ish Kryetar Degësh të LDK-së nëper shtetet e ndryshme të Europës po e perkrahin Ramushin dhe po e quejn hero pse ky vuni taksen 100% Serbisë dhe Bosnjes.
Quditem se si askush nuk e analizon kambëngulësinë e Ramushit per këtë taksë qe ne realitet i mbet në konak si kambët e arushës sikur thotë fjala e popullit, sepse këtë taksë e ka vendos dikush tjetër per me ja atribue Ramushit ma vonë të gjitha pasojat që do i ketë per shtetin e Kosovës dhe mardhanjet e Kosovës me SHBA-të kjo taks. Unë quditem se si populli e në veqanti simpatizantët e LDK-së nuk reagojnë pasi po shifet se miqësia e Kosovës dhe popullit shqiptar të sajë me Amerikën asht vu në piken ma kritike të sajë dhe se po rrezikohet të nderpritët fare kjo miqësi e kjo perkrahje. Unë quditem se si disa persona që së paku kan bagazh shkollimi superior po heshtin e disa tjerë të tillë po e perkrahin Ramush Haradinajn në vendimin dhe kambëngulësinë e ti per taksen mallnave serbe. Asht e tmerrshme me lexue edhe komente antiamerikane të shumicës së masave injorante shqipfolëse. Kurr se besojë se të tillët nuk e dijnë se po qojë duert Amerika prej neve per 3 orë do na baj plojë Serbija dhe do zhduket jo vetem shteti i Kosovës , por edhe shqiptarët e sajë.
Pothuej per ditë të zotit në portale qarkullon nji pamfletë analizë e opinionit per zgjedhjet në Kosovë dhe ku AAK del e para me 38 %. Dhe pse delë kështu asht pikrishtë patriotizmi primitiv folklorik i popullit tonë dhe perkrahja e ti per Ramushin hero që guxojë me i vu taksen Serbisë dhe me i thanë jo edhe Amerikës!!! Popullit tonë budallaku i duket trimni e heroizem.
Unë kisha me pas dëshirë që të jem gjallë pas disa viteve atëhere kur edhe Ramushi do plaket dhe ta kupton se sa keq kan lujt me te si maca me miun Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Sot Ramush Haradinaj po duket shumë i zoti, trim, që sja merr në dorë fare Hashim Thaçit e Kadri Veselit, qak as Amerikës, në realitet mu më vjen gjynah kur e shof këtë njeri të shkretë se si kambëngulë në kokëfortësinë e vetë dhe aspak spo e shef se sa dame po i sjell vendit. Nuk po e kupton Ramushi dhe besa edhe nuk ka fajë perderisa i shef tana ato perkrahje që ja jep populli injorant i Kosovës dhe edhe ma gjërë.
Ramushi thirri Kadri Veselin që ta rrëxon qeverinë dhe ai pastaj ta merr postin e Kryeministrit dhe le ta hjek taksen. Unë se hjeku tha Ramushi. Dhe unë po i thamë Ramushit se sikur tishte Kadri Veseli naiv e trullan si ti o Ramush do ta rrexonte qeverinë qe moti. Por jo ai kurr se ban këtë sepse e ka vendos ai bashk me Hashim Thaçin me të kompromitue skajsmërishtë e tmerrsishtë pasi po ndodhi ftohja dhe nderpremja e miqësisë me Amerikën faji do të mbetet ty o Ramush dhe pastaj vula e tradhëtarit do të mbetet në ball pergjithmonë. Dhe kjo po duket se do ndodhë nese ti edhe ma tutje vazhdon me ngul kambë si ai veshgjati në urë.
Po ta rrëxojë qeverinë Kadriu ai menjihere do sulmohet si tradhëtar, si proserb sepse ky popull që ka Kosova asht aq i padishem sa do krijon tradhëtarin dhe heroin , Kadriun do e shpallin tradhëtar proserb e ty do të shpallin hero. Andaj ti ndihesh i sigurt aty ku je sepse Kadri Veseli asht larg ma perfid se ti o Ramush. Ai ta rras kur ti teket dhe ti as që do e hetosh se çka ndodhi. Andaj ti nese vertetëm e don Kosovën ban mirë me dhanë dorëheqje sa ma parë dhe këto punë të pista që u gatuen në Tiranë në zyret e PS-së dhe Edvin Kristaq Ramës bashk me Hashim Thaçin e që u gatuen me receptin e Aleksander Vuqiqit dhe Beogradit të rikthehen në piken fillestare dhe dikush tjetër të mirret me to. Po vazhdove dije se keq i ke punët ti e aq ma keq asht fakti se veprimet e tua po damtojnë tmerrshem Kosovën. Si ka mundësi mos ta kuptosh se pa Ameriken Kosova as tri ditë nuk mund jetojë.
Ramush Haradinaj kjo perplasja e jote me Hashim Thaçin asht si lufta e tarakut me buallin. Sado taraku asht ma i shpejt ai asnjihere nuk mund ta mund buallin e ngadalshem por shumë të fuqishem.
Ik Ramush se vertetë po me dukesh si tarak dhe je met tue u byrykatë e me këtë po ma ban edhe Hashimin si buall.
Mos u bani masketa të regjioneve tueja per me thanë dikush, jan perplas bualli i Drenicës me tarakun e Dukagjinit.
Në perplasjen tuej fiton vetem Serbia e askush tjeter.
Borgenhaugen: 15.02.2019